“Klik Ekspo Group” bashkon Evropën Juglindore në panair

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri; ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto; zv/ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit Alfred Dalipi; ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Ismet Mulaj; ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovësm Fadil Ismaili, kryetarë të disa bashkive të vendit, personalitete nga fusha të ndryshme , drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të biznesit, trupit diplomatik etj.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast tha se, “Klik Ekspo Group po vazhdon nga viti në vit ta zgjerojë këtë aktivitet, duke shtuar prezencën e vendeve të Evropës Juglinore si një treg i tërë ekonomik dhe se e ardhmja ekonomike e përbashkët është në interes të popujve.

Ndërsa ministri Haxhinasto në fjalën e tij, do të vlerësonte edicionin e 21-të të panarit të organizuar nga Klik Ekspo Group, si një traditë e konsoliduar tashmë në këtë sektor.

Sipas ministrit Haxhinasto, ky panair di të sjellë në Tiranë gjeoekonominë e vendeve, si një treg të hapur për bashkëpunime të ndërsjellta .

Nga ana e tij, ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës  Fadil Ismaili e konsideroi këtë event si një kontribut në zhvillimin e tregjeve rajonale e më gjerë ku ka gjetur mbështetje biznesi dhe sipërmarrja kosovare. 

SHKARKO APP