Blendi Klosi zbulon kur do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, por deputeti i PS-së, Blendi Klosi zbulon se zgjedhjet mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh.
“Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi.
Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj që i hapi rrugën garës për kryeqytetin, por Klosi tha se PS vijon fushatën në terren për të kuptuar nevojat e qytetarëve. Ai nënvizoi se viti i ri duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, pasi qyteti ka nevojë për një drejtues që të shtyjë përpara projektet transformuese.
KOHA JONË SONDAZH

