KLSH: Evazion i frikshëm i kompanive të naftës. Dëmi, 500 mln dollarë

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se koncesionarët që shfrytëzojnë naftën e nëntokës shqiptare kanë kryer evazion në përmasa të frikshme, deri në 5 për qind të prodhimit kombëtar.

“Po jap një fakt që është tronditës sa i përket faktorit 'R'. Asnjëherë ky faktor nuk ka arritur të jetë më i madh se një rritje që do të bënte që detyrimi i këtyre kompanive ndaj buxhetit të shtetit të ishte 500 milionë dollarë”, deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Leskaj tha se ky krim financiar, i realizuar në disa vite, është kryer me bekimin e strukturave të shtetit, përkatësisht të institucioneve që mbikëqyrin koncesionet, si Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore apo Albpetrol.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për rezultatet e këtij auditimi unë kam informuar me shkrim Presidentin, Kryeministrin dhe gjithë dosjen e kam dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve aktualë dhe atyre të mëparshëm. Gjithashtu, i kam propozuar ministrit aktual të shkarkojë tre drejtuesit e Agjencisë së Hidrokarbureve”, deklaroi Leskaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Leskaj ishte në komisionin parlamentar të ekonomisë për të paraqitur raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2014 dhe gjysmën e parë të këtij viti.

“Gjatë kësaj kohe, dëmi ekonomik i zbuluar është 27 miliardë lekë, nga të cilat 11 miliardë vetëm për 2014-n dhe 16 miliardë për 6-mujorin e parë të këtij viti”, saktësoi Leskaj.

Kreu i KLSH-së listoi një sërë rekomandimesh për qeverinë dhe Parlamentin, duke e vënë theksin veçanërisht tek mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë që gjenden në shkelje, por edhe te disa ndryshime ligjore për sektorin e hidrokarbureve./TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?