KLSH, Leskaj: Nga 160 auditime u konstatuan 27 mld lekë dëme
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2014.
I pranishëm në këtë mbledhje, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, deklaroi se gjatë vitit të kaluar dhe 6mujorit të parë të 2015-ës, nga 160 auditime u zbuluan 27 miliardë lekë dëme.
Ai shtoi më tej se shkeljet e disiplinës financiare kapin shifrat e 20 miliard lekëve.
“KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime këtë vit. Në 2014 dhe 6mujori i parë i 2015, 27 miliardë lekë dëme. Shkeljet e disiplinës financiare 20 miliard lekë. Problem ngelet pandëshkueshmëria. Të hartohet ligji i kulturës materiale dhe të forcohet auditi i brendshëm në institucione”, tha Leskaj.