KLSH letër Kuvendit: Komision Ad Hoc për verifikimin e dëmit të CEZ
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur auditimin në Ministrinë e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit dhe më pas i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.
Kështu, institucioni i KLSH-së ka kërkuar të ngrihet një komision Ad Hoc me ekspertë për verifikimin e dëmit.
Sipas tij, nga nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes CEZ dëmi ekonomik është 479 milionë euro.
Nga përfundimi i auditimit, KLSH-ja ka nxjerrë konkluzion se marrëveshja e bën të pamundur një proces të ri privatizimi. Ndërsa theksoi se janë dëmtuar rëndë interesat e shtetit.
Auditimi i KLSH-së nisi më datë 16.03.2015 dhe përfundoi më 27. 07 2015.