Koçiu inspekton punimet në aksin Shirokë – Zogaj: Përfundon në maj, pikë kufitare e përbashkët me Malin e Zi
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar punimet në aksin Shirokë – Zogoaj, dhe tha se ky segment është drejt përfundimit dhe do të hapet në maj.
Më tej, Koçiu shtoi se kjo rrugë do të jetë në dobi të qytetarëve e turizmit, ndërsa do të ngrihet një pikë kufitare “one stop”, e cila do të jetë e përbashkët me Malin e Zi për të marrë shërbimet policore e doganore.
“Është një segment rrugor që do të lehtësojë shumë lëvizjen e qytetërëve dhe mallrave. Oferta turistike bëhet më e dobishme në funksion të sezonit turistik. Jemi duke punuar me Malin e Zi duke vendosur një pikë kufitare ku shërbimet merren në të njëjtën pikë duke mundësuar që shërbimet policore e doganore të jenë në të njëjtën pikë kufitare”, tha Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

