Kodi i ri Zgjedhor: 40% e kandidatëve të jenë femra

Në vigjiljen e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015, gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë kanë ndërmarrë nismën që të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Kështu, pas kryerjes së disa konsultave me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetarët e partive, por edhe me institucionet ndërkombëtare, siç është OSBE-ja, deputetet femra, pavarësisht kujt partie i përkasin, kanë depozituar në Kuvend amendamentet për Kodin Zgjedhor. Konkretisht, këto ndryshime parashikojnë që në listën e kandidatëve 1 në 3 emra të jetë një grua. Ndërsa në nenin 67, kërkohet që të bëhet e detyrueshme prania e nivelit prej 40% të të femrave në listën e kandidateve për deputetë, nga 30% që është aktualisht. “Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive, ndryshohet si më poshtë: (Në fund të nenit 1 shtohet) Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini. Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini. (Në fund të nenit 2 shtohet) Koalicionet depozitojnë në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini”, saktëson neni 67 i përpunuar i Kodit zgjedhor, duke i dhënë në këtë mënyrë gjinisë femërore një pozicionim të ri kuotash gjatë kandidimit për në zgjedhjet vendore. Duke shtuar më tej se “për çdo zonë zgjedhore, të paktën 40% e listës, shumëemërore, të paktën 1 në 3 emra i përkes së njëjtës gjini”. Nga ana tjetër, një tjetër pikë ku propozohen ndryshime janë edhe masat ndaj partive politike nëse nuk respektojnë kuaotat gjinore. Ndonëse deri tani, ato gjobiteshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gratë deputete propozojnë që lista e kandidatëve të mos u pranohet fare pasi shkelet ligji i zgjedhjeve, megjithatë këtyre subjekteve politike u lihet një afat kohor për të dorëzuar ashtu siç e parashikon ligji listën e tyre. “KQZ-ja refuzon listat shumëemërore për çdo zonë zgjedhore të subjektit zgjedhor që nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në pikën 6 të nenit 67 të këtij Kodi Zgjedhor. Sanksioni i përcaktuar në këtë nen vendoset për çdo zonë zgjedhore dhe listë shumëemërore ku konstatohet shkelja”, thuhet më tej në draftin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që është paraqitur nga femrat deputete.

Neni 67

“Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive, ndryshohet si më poshtë: (Në fund të nenit 1 shtohet) Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini. Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini. (Në fund të nenit 2 shtohet) Koalicionet depozitojnë në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore. Të paktën 20% e listës duhet t’i përkasë së njëjtës gjini”

PRETENDIMI

Pak ditë më parë, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, në një intervistë për mediat, u shpreh se duhen bërë ndryshime në Kod për shkak të mos përputhjes mes ligjit për ndarjen territoriale dhe Kodit Zgjedhor dhe për këtë është vënë në dijeni Kuvendi i Shqipërisë, i cili duket se do të vihet në lëvizje për të bërë ndryshimet e duhura që mos ketë pengesa në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

SHKARKO APP