Kodi njerëzor, kodi qytetar dhe kodi zyrtar…

Nga Agim Jazaj

Natyrisht autori as që mund të pretendojë, (të rreket) ti jap mend kësaj shoqërie me pendën e tij, qoftë dhe në harkun e gati 2 dekadave, në temat e mëparshe, për edukatën njerëzore, qytetare dhe zyrtare, të shpalosura në faqet e shtypit të ditës: “Deputeti me celularë dhe  çamaçakizi”. “Një tungjatjeta veresie deputet”. “Jemi përçuar, apo jemi   

   përçmuar”. “Zyrtari, cigari dhe celulari”, Rregullat e pa shkruara dhe ligjet e formuluara, etj. E thënë jo pa dhimbje dhe po mbetet: Një plagë e hapur shpejtë, dhe po rrjedh shpesh!

Një rast i shkëputur dhe shumë raste të kudondodhura sot në përditëshmërinë, jo vetëm në radhët e vlonjatëve, por të shqiptarëve flasin për defiçencën e edukatës njerëzore, qytetare dhe asaj zyrtare, përgjatë tranzicion-tërkuzës: Zaptimi dhe pushtimi i hapsirave publike, ngjitja e bolierave, rrjedhja e ujit në taracë dhe lagështia e futur brenda apartamenteve, janë kthyer në burim konflktesh. Ngushtimi i rrugëve, i dritës së qiellit, dhe diellit, deri dhe zënia e dritës së syrit, lehja e qenëve në avllitë e pushtuar e zaptuara nga pushtues-zaptuesit, kanë sjellë prishjen e harmonisë në shoqëri, janë bërë shpesh edhe burim të këqiash deri dhe në krime, padrejtësishtë dhe fatkeqsisht kanë shkaktuar plagë të rënda në trupin e një shoqërie të tërë, kanë shëmtuar keqaz fizonomin e shoqërisë, të rracës shqiptare.

Madje të mbetura dhe të hapura, e rrjedhin çdo ditë në trupin e drobitur të shqiptarëve- në krahësimin drithërues (sa një lagje e Stambollit, apo e Parisit)! Njerëzit përballë kësaj hataje kanë ngritur zerin deri në kupë të qiellit, të mbetur përballë verbërisë dhe shurdhmemecrisë së politkë- rrënimit, qeverisëse, mëshuar në aksiomën e saj: për të sunduar dhe jo për të udhëhequr e ndërtuar vendin: Pasuroi të paktit dhe varfëroi të shumtit, katapultoi të paditurit, duke dhunuar të diturit, u shëmtua qytetaria nga harbutëri- lukunia, u zhvleftësia dija nga paraja, arsyeja u zvëndësua me muskulin…

Situatat kanë agravuar, dhe janë evidencuar, të ngritur edhe më kurbën e pakanaqësisë e konfliktit, deri në mprehjen e hanxharëve, të pozicionuar padrejtësishtë si dy klasa antagoniste ndaj njera tjetrës, fatkeqsishtë të të njejtit rasat e gjak, të futur deri dhe në gjak….

*Në jetën publike të komunitetit, sidomos në këtë çerek shekull, kanë vërshuar nëpër qytetet, në jetën e bashkësisë prurje të reja jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por dhe me psikologjinë, dhe me katandinë rurale, lopët, dhitë, dhëntë, mend dhe qëntë…

Rreth mureve të apartamenteve, varur nëpër dyer e në hyrje kabllot elektrik e telefonik si lak për qafe. Nesër (duhet të ishte vendosur qysh dje) paisja e ngrohjes me gazoil në apartamente, të ngritur kuturu, të cilët kanë zënë për fyti kanalet kulluese të qytetit dhe Vlora përmbytet pas 10 minutave rreshje shiu.Vlonjatët e dinë pse përmbyten dhe kush i ka mbytur…

 Ky funksionim i pa njohur në bashkësinë tonë deri më dje, ka dhe rregullat dhe rregullimet e veta, të njohura dhe të pa njohura, të zbatuara nga pakica, të pa njohura dhe të shpërfillura nga shumica. Githashtu ka dhe koston e vet, pa u përjashtuar askush nga detyrimet e ndërsjellta. Çdo “kokëkrisur”- është i detyruar të ulë kokën përpara këtij detyrimi në bashkësi. Parë më gjerë,vendosja e bolierëve dhe funksionimi i gjithë paisjeve personale dhe i veprimeve personale në terrenin e bashkësisë, ka doemos edhe rregullat e shkruara, domosdoshmërinë  e perfeksionimit të tyre në procesin e ri të shoqërisë sonë. Por më shumë kanë efekt dhe funksionojnë me kapacitetin e plotë, sidomos rregullat e pa shkruara në shoqëritë civile, pra ato edukative me forcë të madhe edukimi dhe “ndëshkimi”.

Edhe për “rebelët” që nuk përfillin as detyrimet e shkruara dhe të formuluara dhe ato të pa shkruara, ka të mençur për të marrë!

          Lira në të gjithë botën e lirë është e kufizuar…

E drejta e njerit për të përfituar, nuk duhet të cënojë të drejtën e tjetrit për të jetuar, qoftë dhe në marrëdhëniet, detyrimet dhe veprimet më të thjeshta.

Jeta në bashkësi, në gjithë botën e qytetruar, qoftë dhe në shumëfishin e mijërave- milonëve më shumë se sa ne, është e rregulluar me ligj dhe norma deri sa nuk mund të shohësh në sy tjetrin, as të ngrohesh në diell, pranë portës apo përballë portës së gjitonit, ku e si duhet të parkosh automjetin, deri si duhet futur pa parplasuar këmbët nëpër shkallët e pallatit, pa pirë duhan nëpër shkallë dhe kur është orari për të vendosur një kokërr gozhdë në derën tënde, kur është orari i pushimit, dhe orari absolut i gjumit, si duhet të ecim në rrugë, kur duhet të mbyllim dhe kur duhet e s’duhet të flasim e përgjigjemi në celular, etj. Fëmijët kur duhet dhe ku duhet të luajnë. Deri në cilën orë ke të drejtën të bësh aheng, kur duhet ti japësh gaz autoveturës përgjatë vetkontrollit, puna në ndëtim kur duhet të nis dhe kur duhet të pushojnë punën. Si duhet vepruar kur ka dasëm një banor i pallatit, et, etj.

Por noti mësohet në moshë të vogël, bima e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes!

Edhe pse kanë ekzistuar në marëdhënite tona, në jetën e komunitetit, rregullat e shkruara, nuk janë përtërirë dhe ato të pa shkruara thuajse janë të pa njohura nga pasardhësit dhe të ardhurit përgjatë këtyre dy dekadave.

Mbesa qysh e vogël kishte mësuar në klasën e tretë se kur duhet të kalonte në rrugë.

Kur ndizej semafrori jeshil dhe e kuqja ishte stop, ndal.

Nën dritën e qiriririt mund të rilexonte mësimin e ditës. Ajo kishte mësuar se si duhet të ecte në rrugë, krahun që duhet të mbante dhe ishte e drejta e saj dhe jo duke penguar të drejtën e tjetrit, në krahun e kundërt, të drejtat dhe detyrimet në gjithë veprimtarinë dhe përditshëmrinë, në bashkësi.

Në Itali më tregon Qemali, edhe qentë ndjekin semaforin dhe kaparcejnë në anën tjetër kur ndizet drita jeshile. Krahasimi shumë drithërues midis qenve që njohin e zbatojnë semaforin dhe njerëzve që u japin makinave dhe s’pyesin për kalimtarët dhe këta të fundit, kalojnë në udhëkryqet me celularin në vesh, nuk njohin as semaforin ku është dhe në shumicën e rasteve semaforët janë në ëndërrimet e tyre! 

Ndoshta është me vënd dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, të shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare. Në gjithë lëvizjet demografike- kaotike të viteve të tranzicionit shoqëria jonë është ndeshur dhe e shokuar me mosnjohjen, mos respektimin, deri dhe në injorimin e këtyre normave elementare, edukative të qytetrimit. Njerëz të “etur” duan të mbarojnë punën e tyre, duke prekur të drejtën e tjetrit, pa përfillur shqetsimin dhe të drejtën e tjetrit përballë.

Shohim nëpër rrugë fëmijë që se mbyllin syn në drekë, me automatik, maliher të gjatë, në sup me kapsolle e ndezësa në duar, duke terrorizuar kalimtarët, po dhe prindër të tyre për dore, duke u ngazëllyer me lodrat dhe pasionin e fëmijës! Fare pak, apo aspak nuk na zënë syt, fëmijë me lodra muzikore, violinë a kitarë…

Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani!

Me këto rregulla të pa shkruara, janë mësuar emigrantët tanë në gjithë botën, i aplokojnë dhe kërkojnë edhe në vendin e tyre, të cilat fare pak njihen dhe nga fare pak zbatohen. Dhe kur nuk i njeh e nuk i zbaton shoqëria, është mision i qeverisë të krijojë mendësinë e re, të munguar, të edukojë dhe detyrojë me aksiomën e domosdoshme, rregullimin e anës ligjore, dhe në këtë fushë, për edukimin dhe emancipimin e shoqërisë me ligje dhe rregulla!

Me këto rregulla elementare dhe të domosdoshme për edukimin dhe qytetrimin, duhet bërë të njohura dhe të paiset e gjithë shoqërisa, nëpërmjet mjeteve informuese, të përfshira edhe në programet mësimore, qysh nga kopshtet, shkollat, por edhe më flet-palosjet, derë më derë e dorë më dorë tek qytetarët, madje duke i sanksionuar edhe aktet ligjore. Qysh nga neni 1: Ndalohet bërtitja në rrugët qytetëse, pështytja e hedhja e letrave, cigares në tokë, etj!

Nëse do të marësh në telefon thoshte një emigrant i ardhur nga Italia përballë nesh policinë, për thyerje të qetsisë nga një qytetar i krisur, apo të lujanë fëmijët në rrugë, në orar pushimi- thyersit e qetsisë do të përballen me ligjin dhe prindërit për fëmijët, në ndalim nga organet e rendit, deri në gjobë. Atje është e ndaluar me ligj pirja e duhanit poshtë pallattit, i cili dëmton njërëzit në të lartë! Aty ku nuk njihen dhe nuk zbatohen rregullat e pa shkruara, edukative- shteti i zgjedhur nga shtetasit duhet të imponojnë me rregulla të shkruara dhe forcën e ligjit, për të edukuar shoqërinë, për të krijuar qetsinë, rregulluar me kod jetën e komunitetit, të fus edukatën e detyrueshme qytetare, duke rritur kështu edhe mrëkuptimin dhe bashkëjetsën. Shteti duke mos funksionur deri në qelizën bazë dhe më dhimbshëm, duke shthurur deri në qelizë edukatën qytetare, është i përballur edhe me këtë detyrim ligjor dhe qytetar!

Të ngresh zerin, apo dhe telefonin për bolierin, murin rrethues të pallateve që u zënë frymën qytetarëve, apo për fishekzjarret e fëmijëve që luajnë dhe prishin qetsinë, përpara zyrtarit, apo dhe te nr 129, do të përballesh më qesendinë dhe nënëqeshje, të përcillesh i fyer.

  “Edhe për këtë duhet të ndërhyjë policia?!?

 Në regjimin që lam pas, lam pas shpine, duke braktisur dhe ato rregulla të vyera, për tu pasuruar ndoshta midis tradicionales dhe bashkëkohores, kur edhe mes banorëve të pallatit funksiononte një rregullore e pa shkruar, por e formuluar dhe e zbatuar në bashkëjetesën e banorëve të pallateve, radha e pastrimit të shkallëve, pa grafik, ruajtja e qetsisë dhe e mirëkuptimit, mos prekja e ambinteve të përbashkëta, etj. Ajo rregullore e pa shkruar njihet nga të paktit dhe nuk zbatohet nga të shumtit, sidomos nga ajo pjesë e lëvizjes demigrafike-kaotike e këtij çerek shekulli, e cila ka sjellë dëme të pa llogaritëshme, dhe ka nevojën e shumëvonuar për tu trainuar, “qoftë në kurset e analfabetizmit funksional”- më shkruante një miku im nga emigracioni më i madh, në Greqi- për mënyrën e jetesës në bashkësi, në komunitet-e thënë dhe në opinionet publike të qytetarëve dhe opinionistëve!

E bërtitura në mes të natës, dhe në mes të pazarit, nuk u bën përshtupje atij që e shkakton, dhe as atyre që duhet të ruajnë qetsinë dhe rendin, por “fatura afrofe” u shkon e hedhur në sitem qytetarëve të sotëm dhe të nesërm. Edhe për këtë: “E ka fajin sistemi”?!

 Nje emigrant i ardhur disa vite më parë nga Athina, u kërkoi dhe ofroi autoriteteve të pushtetit vendor të ushtrohej pushteti edhe në këto drejtime, në mërrëdhënie korrekte të komunitetit. Ai madje paraqiti dhe një “tip projekt rregullore” me nenet e saj orientuese, se si duhet të funksionojë jeta normale në bashkësi, të drejtat dhe detyrimet e banorëve të pallatit, koha e pushimit, e drejta për të kënduar, etj.

 Emigrantin që kishte ndërrmarë këtë nismë e kishte nxitur remenishenca prezente në jetën e komunitetit. Humbja e qetsisë së zakonshme, e zvendësuar me zallamahinë e jashtëzakonshme. Nga ky shkak nuk kishin mbetuar pa u shënuar dhe konflikte të hapura.

 Emigracioni nga jashtë, sjellë brenda edhe pak të ardhura për familjet e tyre, dhe më shumë edukatë për qytetarët!

Ambientet publike, të pushimit janë të pushtuara nga çrregullimet, mungesa e qetsisë dhe defiçenca e edukatës qytetare, i bëjnë ata të ndihen keq në vendin e tyre dhe më komod në vendet e huaja. Dhe kjo është një dhimbje shumë e madhe shpirtërore, sa dhe e zgjatur! Politika përgjatë 20 e ca viteve klith me të madhe: Për të hatanë që ka sjell e djeshmja, qëllimisht për të shmaguar gjëmën që ka pllakosur e sotmja!

Një miku im tregonte këto ditë si për t’më ngacmuar temën: Një turist kishte ardhur me kënaqsi me ftesë te miku i tij, i ndodhur emigrant në Zvicër për të shkuar verën. Pas lodhjes së gjatë nga rruga e gjatë pa orën e dorës. Kohë pushimi. Sa vuri kokën në jastëk, i sapoardhuri u lebetit.

Një banor i pallatit i’a dha me vare murit përballë, në ballkon. Vareja sikur i ra në kokë turistit të lodhur. Ai i tmerruar, mallkoi veten, dhe vështrimin e hodhi nga çanta…

 Dhe turisti tjetër e kishte pritur me kënaqsi vite më parë ftesën miqsore nga përfaqsuesi i një firme transporti- turistike. Vizita në kalanë e Kaninës të cilën e njihte si ndër kalatë e vjetëra europiane, ishte ëndërra e tij…Në afërsi të saj vizitorit i kishin bërë përshtypje disa njerëz me karroca me kuaj, e dore që thyenin gurë jo të zakonshëm. “Ç’bëjënë këtë”? pyeti i huaj- me habi. Kur mori vesh se ata thyenin gurët e kalasë dhe i shisnin me metra kub, si gur ndërtimi, vuri duart në kokë. Kthehu kokën i mbuluar nga zemërimi, pa e vizituar Kalanë!

Po shteti ku është- belebëzoi vizitori?

 Përballë këtyre skenave edhe shumë turist që erdhën atë verë në qytetin bregdetar mbetën të shokuar dhe pyesinin me habi- përballë katrahurë edukatës- Po shteti, shteti?…

Po shteti i shikon tufat e bagative nëpër rrugë, i dëgjon krismat e varesë në orët e pushimi, i shikon muret rrethues që u marrin frymën qytetarëve, dhe i kanë zënë për fyti kanalet dhe përmbytet Vlorë për 5 minuta shi, i sheh firmat ndërtuese-shaktërruese të qetsisë qytetare?

Qytetarët kërkojnë të funksionojë me gjithë kapacitetin shteti i aspiratës qytetare, jo vetëm me dërdëllisjet përpara kamerave, dhe fletë rrufetë e vendosur çdo minutë!….

Është e domosdoshme sa dhe e vonuar futja në ulli: Formimi edukativ dhe rregullimi ligjor i marëdhënieve qytetare në jetën e komunitetit. Aty ku nuk njihen dhe nuk zbatohen rregullat e pa shkruara, duhet imponuar me ligjet e formuluara dhe sanksione të detyruara.

Taksapaguesit shqiptarë si kudo paguajnë sa “frëngu pulën” edhe këtë taks në jetën e tyre, duke sakrifikuar nga jeta e tyre!

 Qytetrimi në gjithë botën e qytetruar është zhvilluar, civilizuar dhe emancipuar duke e bërë jetën më të lehtë dhe të dobishme me ligje, kanë edukuar dhe përparuar kombe shumë më të mëdha, të cilat duhet ti kemi zili, tu refereohemi, dhe tu përafrohemi…

Shteti që zgjedhin shtetasit, është misoneri sipëror dhe i këtij qëllimi bazë, nga rrjedhin gjithë vlerat e një shoqërie të emancipuar dhe të demokratizuar…

Këto rregulla të pa shkruara, por të shënjtëruara, dhe ligje të formuluara, nisur nga: Kodi njerëzor, Kodi qytetar dhe Kodi zyrtar, duke pasur si bazë të parin, dhe si promotor të tretin, (Kodin Zyrtar) janë braktisur, ende nuk kanë mundur të gjejnë rrugën edhe pas 24 vjetësh në jetën qytetare, por as në jetën instutucionale nuk e kanë gjetur portën!

 

SHKARKO APP