Kodi Penal, 1 vit burg kush nuk jep kuponin tatimor!

 

Pas një diskutimi mbi ndryshimet e paraqitura në Kodin penal, gjatë seancën se sotme të Komisionit të Ligjeve. “Kush nuk lëshon kupon tatimor dënohet me gjobë deri në 1 vit burg!”.

Gjatë diskutimit, shumica është tërhequr nga ndryshimet e parashikuara në pr.ligjin e dërguar në Kuvend, ku parashikohej një dënim prej 3 vitesh burg në rast se nuk lëshohej kupon tatimor.

Ky variant i parë i propozuar është ndryshuar tashmë, në vetëm 1 vit burg, gjatë votimit të së cilës deputetët e LSI dhe PDIU kanë dhënë aprovimin e tyre.

Në nenet 13 deri 16 të projektligjit parashikohen ndryshime dhe amendime në dispozitat e kreut III, “Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, seksioni VI, “Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet”, si më poshtë vijon:

Neni 13 parashikon shtimin e një dispozite të veçantë (neni 180/a), sipas të cilit, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.(1 vit burg)

Nenet 14 dhe 16 synojnë ashpërsimin e masave për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet, të parashikuara në nenet 180, paragrafi i parë, 182 dhe 182/a, paragrafi i parë, duke hequr dënimin me gjobë.

SHKARKO APP