Koha për Kocka

Nga Mitro Çela-
Familjarisht në makinë. Rrugës për në Kavajë. Pikërisht në kohën kur politika ziente për meselenë e drafteve që do të nien ne Venetik…TOP Albania tha flesh: Dështoi mblesëria e ambasadorit Lu. Nuk më erdhi keq: atë e dinte edhe bufi!…Nisa të qesh me veten…
Pse? Tha Ezmerka?!…Mu kujtua vizita e ambasadorit amerikan në Fiks Fare…I thotë Filipi: Si të flet shkurt gruaja?…Lu? Ka më shkurt?! Tha Lu-ja.
Ka. Tha Filipi. Shkoi në Greqi Ramadani…Shkurt e ndillnin Vasillaqi…. Buzëqeshi Lu-ja…U shkri Ezmerka.
Zumë vend në restorant “Fiore”.Erdhi peshku në sini. Levrek. I ndarë mespërmes dhe I skuqur në skarë për shtatë palë qejfe. Meze të bëra enkas për demokratë të orëve të para, dhe politikanë të dështuar, si puna ime. Një verë e bardhë si kristal, pasi trazohej me shijen e peshkut në gojë, zbriste poshtë dhe pastaj merrte të përpjetën mes enëve të gjakut. Në fillim më “pastroi” koshencën, domethënë harrova që kishte dështuar takimi ekspertëvë të pvarur, demek! Trupi pa politikë jeton si në ekstazë. Verë, peshk, muzikë nga Rihana, çupa rreth e rrotull veshur dekolte edhe të kolme. Mu duk vetia si Kajami kur bëntë rubaira… Hidh kupa e puth çupa…
Dikush hapi televizorin. (Mallkuar qoftë ai që zbuloi telebelanë!) Nisën lajmet. Ministri i Drejtësisë në Elbasan. Hodhi shkelma kundër kryeministrit?!…Pse nuk e shkarkon Rama? Tha Ezmerka ime…Sepse janë dy kmaberë në një derë…Ministrit rrogën ja jep Rama…Fermanet i merr nga Meta?!…
Haberi dy. Një tavolinë katërkëndëshe në parlament. Tokësorë me kapistër prapa qafe që flasin para mikrofonit. Gazetarka që vinë vërdall me bllok në dorë dhe kamaremanë që I ndjekin nga pas, si dhelpra e përrallës hallatet e dashit!…Do kemi tre drafte që do hipin në gondola. Një Rama. Një Berisha – Basha. Një Meta- Majani.
-Na u çkërth ( prish-dogançe) qeveria! Ishte zëri i Bejto Males, që duke qënë me origjinë nga Malshova, flet edhe ndonjë fjalë dogançe…Mitro Xhani! Të erdhi radha të rrëmbesh ndonjë kockë!…Dëgjoje Bejton,- pëshpëriti Ezmerka…Me pension e shoh me dylbi “Maks Marën”…
Mu prish lezeti. Hyra në realitet…mallkuar qoftë ai që shpiku telebelanë.

SHKARKO APP