Kohë që na ka mundur si popull

Nga Ilir Levonja/Eshtë për të ardhur keq që, arrestimit të Ramush Haradinajt…, qeveritarët shqiptarë, si në Kosovë dhe Shqipëri, po i përgjigjen spontanisht. Me statute fejsbuku. Që duket sikur po garojnë qytetarët. Ndofta nga një ankth paradoksal i sojit të tyre, pasi e drejta e të të shprehurit tashmë është e mundshme nga kushdo. Nga çdo kënd i botës shqiptare. Mjafton një telefon celular dhe pak internet me ofertë etj. Dhe të gjithë diskutojnë. Të gjithë i flasin njëri-tjetrit, pavarsisht distancave. Pra realiteti apo mundësia e komunikimit është shumë më e prekshme. Dhe krejt i largët nga ata. Më reale, nga sa e thonë foltoret apo reporterët e gazetave tashmë fantazma të vetvetes. Tu rrojë historia dhe sallat e koktejleve ku mblidhen për inat të njëri-tjetrit. Ku ndajnë çmime.
Duke vrarë me ndërgjegje të përditshmen e humbur.
Mjaft të kujtojë festat e mbrëmshme në përvjetorin e RD-s. Sot një gazetë e vdekur plotësisht. Dhe që mburret me 78 mijë kopjet në janarin e vitit 1991. Me fjalën dhe portret e korifejve të kohës, për mendimin ndryshe, si Qosja, Kadare apo Berisha. Që sot janë të ndarë e të zëmeruar në një sherr tipik shqiptar. Vetëm e vetëm që tu shkojë e tyrja. Apo një grusht të tjerë intelektualësh, që po shqyhen të gjejnë se, kush e shpiku RD-n. Çfarë mëndje magjike qe ajo. Sot është për të ardhur keq se si një eveniment historik i shqiptarëve. Që ata të cilët kanë memorie, u dridhen akoma duart nga pesha e rëndë e saj. Për shkak të një llave popullore që donte ndryshim. Po kjo do mendje të hapura që ta kuptojnë. Do zemra vullnetmira. Progresiste. Dhe jo, grupe që bëjnë çin-çine me demode europe. Dhe kostume provinciale të diplomave fallco.
Ndaj ata vrapojnë në fejsbuk. Njëri pas tjetrit. Njëri më patriot se tjetri. Kush mund ta dojë sa më shumë Ramushin! Kultura e zgjebosur e jona. Që pasi vdes, apo burgoset tjetri…, ngordhim t’i thurim lavde.
Shqipëria dhe shteti i Kosovës duhet të dalin në bllok. Por kur shikon se si zgjidhet një kryeministër atje. Se si bëhen aleancat qeverisëse në Shqipëri. Zor se ka unifikim të një proteste shtetesh. Loja e shahut mes Isës dhe Hashimit. Nuk është asgjë tjetër. Njësoj si aleancat e Shqipërisë midis qelbësirës së djeshme. Dhe xhevahirit të sotshmën. Aq sa përshembull Edi Rama nuk e ka problem tu thotë socialistëve se sa strategjike është pakti me Ilir Metën. Ai që në sfond të mëndjes së tyre është sa mëkatar aq edhe shenjtor jetik.
Eshtë njësoj si ajo mendësia orientale, që na ra për pjesë dhe duhet ta mësohemi të jetojmë me të keqen.
Dhe ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë, është koha kur pushteti e ka mundur popullin. Kjo ndodh herë më herë. Sidomos kur i relaksohesh Ankarasë së sotme. Dhe kur u kthehesh për karshillëk, Perëndimit, lidhjeve të etërve me Kremlinin. Dy demokraci diktatorësh që të vrasin e presin veç për fjalën e gojës.
Eshtë kjo arsyeja që një shkrimtare plot sharm fjale dhe portreti femëror si Elif Shafak. I thoshte pak ditë më parë botës se, Turqia e saj ka humbur prej kohësh vlerat e një shteti laik. Njerëzit nuk janë më të lirë të dalin natën, të festojnë ndërrimin e viteve me përqafime. Apo të zbukurojnë pemën e vitit të ri…, pasi u konsiderohet si pemë e krishtlindjes. Ndërsa nga ana tjetër grave u imponohet shamia dhe kodet e nënshtrimit të femrës së bindur islame.
Dhe sot është një fakt i gjallë. Thuajse mëndjet progresiste të shoqërisë turke, jetojnë në ekzil.
Këtij rreziku nuk i kanë shpëtuar qeveritë e shqiptarizmës.
Sado statuteve të fejsbukut, patriotizmit apo ngërdhjeshjes. Arrestimi i disahertë është rezult me suport nga show politik i Thaçit, Ramës, Vuçiçit etj. Ndaj mos u revoltoni kundër Francës. Franca pavarsisht simpatisë dhe adhurimit tonë. Ka qënë gjithmonë pro serbëve.
Vendi i të drejtave të njeriut, e di shumë mirë genocidin karshi nesh.
Dhe nuk na godet rastësisht. Dhe kot. Pasi Ramush Haradinaj është treguar më francez se ata. Kur në marsin e 2005 la postin e kryeministrit dhe iu nështrua drejtësisë së Europës.
Kryeministrat e tjerë të Shqiptarizmës, do ishin strukur maleve të Skraparit. Ose minierave të braktisura në Kurbnesh. E kurrësesi drejtësisë së Hagës. Mirëpo fakti që pushteti i mbrapshtë, ajo koha kur një grup dështakësh e mund një popull, po lulëzon në shqiptarizmën tonë…, e nxjerr demode heroin.
Një material statutesh figurash që i ka dhjamosur korrupsioni dhe krimi. E kësisoj është mëse normale që në politikën e jashtëme të arrish sukses veç me selfie. Dhe gjetje treg për shitje droge e prostituash nga Moldavia.
Kjo është fatkeqësi për një popull. Kur heronjtë i burgosen. Dhe ata merren me borën. Të ftohtin…, apo ambasadorët politikë të Obamës dhe Trumpit.

SHKARKO APP