Koka: Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, duhet përkrahur nga qytetarët

Një fakt të tillë e ka pohuar ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ishte sot në zonën pas Universitetit të Arteve në Tiranë për të parë ecurinë e aksionit.

Së bashku me drejtorin Arben Seferi, ai ndoqi nga afër aksionet e inspektorëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe bisedoi me qytetarët e zonës.

“Nëse do të kishim ato 150 milionë euro do të kishim 30 mijë hektarë pyje më shumë, do të kishim një Shqipëri me më pak mbetje urbane në territorin shqiptar, do të  kishim një turizëm shumë më të zhvilluar. Ndaj ky aksion duhet përkrahur, duhet përshëndetur dhe të mos ketë asnjë lloj rezistence nga qytetarët. E theksoj përsëri 150 milionë euro janë shumë për ekonominë shqiptare. Duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke apeluar që të gjithë të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore, të  paguajnë energjinë  dhe mbi të gjitha, të shkëpusin  vullnetarisht lidhjet e paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?