Koka: Moratorium 10-vjeçar për pyjet

 

Moratorium 10-vjeçar për pyjet do të kërkojë ministria e Mjedisit.

Kështu tha kreu i këtij institucioni Lefter Koka në prezantimin e strategjisë për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Moratorium 10-vjeçar të pyjeve. Mos harrojmë që kemi situatë të trashëguar ku kontributi në pyje është gati ineksiztent. Çdo reformë që ndërmorrëm dha rezultatet e veta, po abuzuesit akoma janë prezent. Do marrim masa ekstreme, kemi konsideruar të gjitha rekomandimet e grupeve të interesit. Kemi histori suskesi në moratoriumin e gjuetisë dhe besoj se mund t’i shpëtojmë pyjet dhe është mbrojtje e dyfishtë dhe për zonat e mbrojtura”, tha ministri Koka. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i strategjisë së menaxhimit të zonave të mbrojtura tha më tej Koka është turizëm në 365 ditë. “Turizëm në 365 ditë është synimi ynë madhor. Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme të zonave të mbrojtura dhe rritjen e mirëqënieës së qytetarëve lokalë. Ngritja e nivelit të shërbimit cilësor do të bëjë që qytetarët të zgjedhin këto zona”, vijoi Koka.

Ministri tha se synimi dhe kryefjala e ligjit të ri për zonat e mbrojtura është rimenaxhimi i tyre, ndërsa bëri të ditur se janë dhe katër zona që nuk bëjnë pjesë ende në këtë rrjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?