Kolonia jetëshkurtër ruse në kontinentin e “Diellit”

Në vitin 1888, “Lufta për Afrikën”, e cila për synim kishte kolonizimin e këtij kontinenti, ishte gati në përfundim. Fuqitë evropiane vijëzuan kolonitë e tyre, ndërsa Perandoria Ruse ende synonte “një vend në kontinentin e Diellit”.

Në vitin 1883, Nikolay Ivanovitch Achinov, një aventurier dhe eksplorator, vizitoi Abisininë në përpjekje për të krijuar lidhje fetare dhe politike mes dy vendeve. Pasi ai u kthye në Rusi, Achinov bëri thirrje për një ekspeditë kolonizuese në Somalilandin francez, një territor i gjerë në bregun e Afrikës Veri-Lindore.

Achinov bindi pjesëmarrësit në aventurën e tij se sulltani i Taxhurës, Mohammed Loitah, i pati dhënë atij në përdorim tokë në rajon.

Më 10 dhjetor 1988, Archinov u nis bashkë me 165 kozakë në bordin e anijes Kornilov nga Odesa për në Aleksandri. Ekspedita hipi pas kësaj në anijen ruse Lazarev e cila i dërgoi ato në Port Said, në hyrjen veriore të Kanalit të Suezit. Atje, Achinov mori me qira anijen austriake Amfitrida, e cila i dëgoi në gjirin e Taxhurës më 6 janar 1889. Ekspedita u përshëndet nga një grup priftërinjsh etiopianë.

Achinov nuk e pati të mundur të mbante kozakët e tij nën kontroll dhe disa prej tyre sulmuan banorët vendës duke vjedhur një lopë dhe një dele. Sulltani i Taxhurës (Tadjoura) pranoi 60 franga (3 napolona ar) si dëmshpërblim për vjedhjen. Ministria e Jashtme e Francës kërkoi shpjegime nga Rusia mbi veprimet e Achimov, dhe ambasadori i Rusisë në Paris deklaroi se Perandoria Ruse nuk kishte lidhje me këtë aventurë.

Ekspedita vendosi më 14 janar të përdorë një fortesë të braktisur egjiptiane të njohur si Sagallo për bazë të re të kolonisë Achinov e emërtoi fortesën Moska e Re. Një tendë u ngrit për të shërbyer si kisha e Shën Nikollës dhe flamuri i ekspeditës u ngrit.

Nëpër media u përhapën shpejt thashetheme mbi ekspeditën. Më vonë, disa kolonistë u arratisën për të vajtur në Obok, një qytet port në Xhibuti nën kontrollin e francezëve si dhe informuan këta të fundit mbi vendndodhjen e saktë të kolonisë. Më 5 shkurt, kozakët vunë re disa anije lufte franceze. Një ultimatum u dha, por Achinov nuk e kuptoi mirë dhe nuk u dorëzua. Një breshëri artilerie i kapi në befasi rusët dhe shkaktoi 6 të vdekur dhe 22 të plagosur mes tyre. Në këtë pikë, rusët ngritën një këmishë të bardhë për të treguar se dorëzoheshin. Qeveria e Rusisë e akuzoi Achimov për mosbindje ndaj carit dhe për akte piraterie. Pjesëmarrësit e aventurës u arrestuan dhe u depërtuan për në Odesa.

Kolonia e parë dhe e vetme e Rusisë në Afrikë zgjati më pak se një muaj. I takoi Perandorisë Sovjetike shumë dekada më vonë të kthehej në Afrikë, kësaj here si një ideologji frymëzuese për Socializmin Afrikan.

/REL/

SHKARKO APP