Kombëtarja greke i beson një gjermani për ringritjen

 

Greqia i beson një trajneri gjerman për t’u ringritur pas zhgënjimit që pësoi në eliminatoret “Euro 2016″. Federata Greke e futbollit ka zyrtarizuar në krye përfaqësueses helene Michael Skiben, duk i zënë vendin Sergio Markarian, i cili nuk mundi të bënte asgjë për ta shmangur vendin e fundit në grup. Ish-trajneri i Borussias së Dortmund dhe Bayer Leverkusen do të ketë për ta detyrë ta ringrejë Greqinë në nivelet më të larta gjatë eliminatoreve të Botërorit “Rusia 2018″.  Gjatë vitit të fundit, Federata Greke e Futbollit ka shkarkuar tre trajnerë për rezultate të dobëta, italianin Claudio Ranieri, trajnerin vendas Kostas Tsanas dhe uruguajanin Markarian, që pavarësisht fitores së fundit 4-3 me Hungarinë, nuk mund ta shpëtonte pozicionin e tij.  Në fakt grekët kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me një trajner gjerman në krye. Nën drejtimin e Oto Rehagel, përfaqësuesja ballkanase arriti të triumfonte në finalet e “Euro 2004, falë “Mbretit” Otto.   Në kuadër të eliminatoreve të botërorit të ardhshëm, Greqia është në Grupin H së bashku me Belgjikën, Bosnjë Hercegovinën, Estoninë dhe Qipron.

SHKARKO APP