Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koment: Ne të gjithë jemi republika!

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nuk ishte thjeshtë marshim i përmortshëm, por demonstrim solidariteti. Por pavarësisht gëzimit prej të qenit të bashkuar, e ardhmja ajo që do ta tregojë, nëse ky solidaritetit është i qendrueshëm, mendon Barbara Wesel.

Në këtë ditë francezëve thuajse ua ke zilinë, sepse kjo ishte një demonstratë e fuqishme. Pas zhvillimeve të përgjakshme të javës së shkuar ata treguan një lidhje impresionuese me historinë, me vlerat, me kombin dhe me idealet e tyre. Ky marshim i më shumë se 1,5 milionë njerëzve në Paris – dhe i rreth 2 milionë demonstruesve në pjesë të tjera të vendit – ishte një pohim i fortë për demokracinë, kundër dhunës dhe kundër frikës. Njerëzit nuk pranojnë të frikësohen prej terrorit dhe ato duan në radhë të parë që atyre të mos ua mohojnë atë çka është e rëndësishme për ta: lirinë e mendimit. Ajo bën pjesë në traditën e lashtë franceze, në shpirtin e veçantë të vendit. Edhe mendimet ekstreme duhet të shprehen dhe në përballjen e pikëpamjeve dëshmohet demokracia, ky është parimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Solidaritet i madh – e madje ndonjëherë edhe i çuditshëm

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive nga mbi 40 vende kishin ardhur në Paris, për të shprehur solidaritetin me Francën dhe ata u përshëndetën me një duartrokitje të veçantë. Në këtë kontekst prezantimi i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu krah për krah me presidentin plestinez Mahmud Abbas nuk ishte pa ironi. Të dy për herë të parë u shfaqën në një demonstratë, por Netanjahu shfrytëzoi çastin e veçantë jo për një gjest paqeje. Përkundrazi në vend të kësaj ai u bëri thirrje herbjeve në Francë që pas ngjarjeve në Paris më mirë të largohen nga Franca dhe të emigrojnë në Izrael. E ç'mund të ketë menduar ministri i Jashtëm rus Lavrov për lirinë dhe demokracinë, teksa marshonte në një resht me presidentin e Ukrainës, Petro Poroschenko? Kjo mund të duket absurde ose e çuditshme, në varësi të kondicionit shpirtëror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

"Bota ngre krye", titullonin gazetat franceze të së dielës, jo pa një farë krenarie, që në këtë ditë e shihnin veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Sepse aktualisht francezët kërkojnë mbështetje dhe konfirmim nga jashtë. Ata e shohin veten në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e vlerave themelore demokratike dhe janë të shqetësuar, sepse e dinë, që ky kërcënim vazhdon të ekzistojë prej terroristëve të prodhuar në vend. Ngjashëm si në Britaninë e Madhe fqinjë Franca ka krijuar truallin e islamit të radikalizuar në getot e periferive, që duket se po dalin jashtë kontrollit.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh

Republika si identitet i përbashkët

Ka pasur shumë shenja impresionuese të humanitetit dhe frymës qytetare gjatë këtyre ditëve – demonstruesit mbanin parrullat me mbishkrimin "Unë jam Charlie Hebdo, unë jam polic, unë jam hebre", për të sjellë në kujtesë të përbashkëtat me viktimat. E anë e mbanë ishin të pranishme pohimet për republikën franceze si identitet i përbashkët.

Por pas këtyre çasteve të lartësimit pason lodhja me këtë nivel. Grindja politike deri këtë të dielë ishte lënë më një anë – por ajo do të kthehet, kampet do t'i sulen njëri-tjetrit me akuza për fajin dhe do të përpiqen të fitojnë kapital politik prej këtyre ngjarjeve. Por para së gjithash ajo që duhet të nisë në këtë kontekst është një debat i sinqertë për kushtet e jetesës së imigrantëve nga vendet e Afrikës së veriut. Franca përballet sot me neglizhimet e disa dekadave: periferitë e rrënuara të qyteteve, të cilat nuk e konsiderojnë veten si pjesë të kësaj republike dhe burgje me kushte të tilla jo njerëzore, të cilat prej kohësh janë kthyer në fole të radikalizimit.

Franca ka nevojë për një program gjigant reformash për ta përmirësuar në mënyrë të qendrueshme jetën e disa miliona francezëve me prejardhje emigracioni. Megjithatë një e djathtë politike e forcuar do të përpiqet që kjo të mos ndodhë. Pas fjalëve të mëdha emocionuese të ditëve të fundit edhe më shumë shtrohet çështja e një shansi të humbur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.