Komentuesi ironi me kryeministrin për ‘Rrugën e Arbrit’, Rama: Më jepni mandatin, pastaj shikojmë

Rruga e Arbrit ka qenë një ndër premtimet e qeverisë së kaluar që drejtohej nga Partia Demokratike por dhe e qeverisë ‘Rama’. Kështu, një komentues i ka kujtuar këtë fakt kryeministrit Edi Rama.

Ai pyet me ironi të parin e qeverisë se kur ishte parashikuar që të ndërtohej rruga e Arbrit. Sakaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili i bëri të ditur qytetarit se procedurat për fillimin e zbatimit të projektit nuk i ka ai në dorë. Nga ana tjetër Rama pohon se brenda verës do të nis puna për ndërtimin e rrugës.
Rama
KOMENTUESI 1: Ti ke thene qe do filloj rruga e arbrit para zgjedhjeve ?? Apo se kishe per kto zgjedhe qe po vijnë ‘?!!

RAMA: Po finalizohet kontrata Kimo, jane procedura qe nuk i kam une ne dore. Po mos ki merak se brenda verës mbyllet dhe voton ti s’voton ti, puna fillon✌️

KOMENTUESI 2:
Të shofim ket 4 vjecar qe vje sa do punosh

RAMA: Me jepni mandat te plote dhe pastaj me gjykoni per te gjitha!

 

SHKARKO APP