Komisionerja e BE për Zgjerimin: Shqipëria, progres të pashembullt! I ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian ka publikuar sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos, do të paraqesin gjetjet, ndërsa kanë lëshuar deklaratat e tyre për vendin tonë.

Kos tha se kanë bërë “përparime të rëndësishme në rrugën drejt BE-së të arritura deri më tani Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund të them se këta katër kandidatë i kanë përputhur ambiciet e tyre me veprime konkrete”,–tha komisionerja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kos vlerësoi Shqipërinë për “përparimin e pashembullt gjatë vitit të kaluar, me angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?