Komisionerja Kos: Hapja e të gjithë kapitujve, provë se qeveria po bën më të mirën për shqiptarët

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecurinë e shpejtë të vendit në hapjen e të gjithë grupkapitujve. Ajo theksoi se kjo është provë e fortë e lidershipit që bën çdo gjë që është e mundur për procesin e anëtarësimit.

“Katërshja jonë e preferuar ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe unë jam shumë e lumtur që vendet anëtare i njohin përpjekjet e tyre”, tha Kos duke iu referuar vendeve që kanë hapur negociatat me BE. “Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt në vetëm 13 muaj. Kjo është një provë e fortë që lidershipi po bën çdo gjë që është e mundur për procesin e pranimit dhe sigurisht një provë e fortë që qeveria po bën më të mirën për popullin e saj. Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin procesin e zgjerimit”, u shpreh Kos.

Presidenca e Këshillit të Evropës miratoi sot konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit. Sa i përket Shqipërisë, Këshilli i Evropës mirëpret progresin e konsiderueshëm të arritur nga vendi ynë, i cili ka çuar në hapjen e të gjitha grup-kapitujve negociues. Këshilli bën thirrje për bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional për të garantuar përparim të mëtejshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?