Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Mbresëlënëse, ecuria e Shqipërisë drejt BE-së

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e Shqipërisë në rrugën evropiane është mbresëlënëse.

Megjithatë, Kos shtoi se “sfidat janë të mëdha dhe nuk është e lehtë të çelësh kapituj, por jemi të sigurt që jemi në rrugë të mbarë”.

Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. Kjo na çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta hapim së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progres kur të përmbushen kriteret. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti. Reformat që u kërkojnë kandidatëve, kërkojnë ndryshime themelore. Vendi juaj po tregon se mund të bëhet dhe se BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini parlamentin, shoqërinë civile, sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi e pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë kapitujt, do të nisë menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027-ës. Agjenda e gjelbër, reformat që përmban ky kapitull, ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë natyrore të Shqipërisë”, tha mes të tjerash Marta Kos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Kos shtoi se “Shqipëria duhet të japë rezultate në reforma që të jetë në gjendje të mbyllë kapitujt, dhe këtë po e bëjmë në ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizoni i kryeministrit tuaj dhe grupit këtu është të mbyllen negociata në 2027 dhe ka mbështetjen tonë për këtë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?