Komisioni Europian ndan fonde të reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Vendi ynë merr 99.3 milionë euro

Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Shpërndarja e fondeve bëhet në disa faza, bazuar në reformat që këto vende kanë zbatuar për t’u përshtatur me standardet e BE-së.
Shqipëria do të marrë 99.3 milionë euro, prej të cilave 46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Mali i Zi do të marrë këstin e dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do të shkojnë direkt në buxhetin shtetëror dhe pjesa tjetër për projekte infrastrukturore përmes WBIF.
Maqedonia e Veriut do të marrë këstin e dytë prej 16 milionë eurosh, me 7.4 milionë euro të drejtuara në buxhetin e shtetit dhe pjesën tjetër për projekte infrastrukturore përmes WBIF.
Pas miratimit nga Bordi i WBIF, këto fonde do të mbështesin projekte infrastrukturore në sektorë si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi dixhital dhe i kapitalit njerëzor, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?