Komisioni i Ekonomisë, 5 kritika qeverisë për gjendjen buxhetore

Me miratimin e aktit normativ për ndryshimet në buxhet, kur të ardhurat e pritshme të këtij viti u shkurtuan me mbi 16 miliardë lekë, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka lëshuar kritika ndaj qeverisë në pesë drejtime që vlejnë për përmirësimin e situatës fiskale.

Parlamentarët socialistë në Komisionin e Ekonomisë i ka përqëndruar kritikat ndaj ministrisë së Financave për planifikimet tejet optimiste, duke rekomanduar me këtë rast përmirësimin e metodologjive të parashikimit.

1. Parashikimi optimist i PBB dhe i të ardhurave është një tendencë që vijon prej viteve të mëparshme, por për vitin 2015 duket edhe më i theksuar. Ky fenomen cënon përdorimin efektiv dhe efikas të burimeve financiare publike, dëmton qëndrueshmërinë e buxhetit dhe procesin e planifikimit të buxhetit vjetor e të kuadrit fiskal afatmesëm. Saktësimi i parashikimit të të ardhurave dhe frenimi i kësaj tendence gjatë viteve të ardhshme duhet të jetë prioritet. Përmirësimi i metodologjisë së planifikimit, si dhe vendosja e rregullave ligjërisht detyruese në këtë proces janë disa nga kërkesat e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Vijimi me ritëm më të shpejtë i reformave strukturore dhe i prioritizimit të ekonomisë i shërben rritjes ekonomike me ritme më të larta, rritjes së punësimit, përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së besimit të investitorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Një prioritet tjetër mbetet përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të administratave tatimore e doganore, si dhe forcimit të luftës kundër informalitetit, kontrabandës dhe evazionit fiskal. Nisma e nisur e Qeverisë për këtë çështje nuk duhet të ndalet, përkundrazi duhet të intensifikohet më shumë.

4. Rritja e investimeve publike dhe e cilësisë së tyre është një ndër faktorët kryesorë të rritjes ekonomike, të punësimit, të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve. Menaxhimi i projekteve të investimeve nga ministritë dhe institucionet buxhetore duhet të përmirësohet më tej, veçanërisht i projekteve me financim të huaj, për të cilat shkalla e disbursimit të fondeve duhet të rritet. Respektimi i kuadrit ligjor e nënligjor dhe i kontratave nga njësitë e zbatimit të projekteve vijon të mbetet problematik dhe duhet të vihet në rrugën e zgjidhjes.

5. Rishikimi i ligjit organik të buxhetit, në drejtim të vendosjes së rregullit fiskal dhe përmirësimit të funksionimit të financave publike, është një ndër detyrimet e parashikuara 11 në Strategjinë për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020 dhe duhet të trajtohet me përparësi.

Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?