Komisioni i Ekonomisë, diskuton ankesat mbi projekt-buxhetin 2015

Sipas kryetarit të tij, Erjon Braçe, ministria e Mjedisit ka kërkuar shtim të fondeve për të krijuar administratën e parqeve kombëtare, kërkesë kjo që sipas tij, është e vonuar.

“Ka një angazhim të shtuar për të rivitalizuar parqet kombëtare dhe kalimin nën një administrim të ri. Ata kërkojnë mbështetje për krijimin e kësaj adminsitrate në funksion të thithjes së donacioneve të huaja për rehabilitmin e parqeve kombëtare”, deklaroi Braçe.

Sakaq, u paraqit edhe një tjetër kërkesë përmes deputetit Gjovalin Kadelli, pikërisht mbi shtimin e fondit për mbështetjen e biznesit fason.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, u bë me dije se edhe disa institucione të tjera kanë kërkuar shtesë fondesh si Presidenca, me rreth 80 milionë lekë, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Bujqësisë, etj. Komisioni do të mblidhet sërish në orën 16.00 ku do t’i paraqesë ministrit të Financave Shkëlqim Cani raportin përfundimtar të tij projektbuxhetit 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?