Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat me kandidatët për Avokatin e Popullit
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka nisur sot seancat dëgjimore publike me kandidatët për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Pas shpalljes së vakancës me vendimin nr. 2/2025, datë 13 tetor 2025, dhe përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave më 3 nëntor, janë depozituar gjithsej 26 kandidatura për këtë funksion kushtetues.
Në zbatim të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Komisioni do të zhvillojë dëgjesa publike me secilin prej kandidatëve, në datat 12 dhe 13 nëntor 2025, duke filluar nga ora 14:00, në sallën e Komisionit pranë Kryesisë së Kuvendit.
Kandidatët që paraqiten më 12 nëntor jane: Adriana Kalaja, Anton Kosteri, Anton Lleshaj, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Endri Papajorgji, Endri Shabani, Fatjona Male, Genta Tafa, Gerti Shella, Gëzim Allaraj dhe Ismail Tafani.
Seancat do të vijojnë më 13 nëntor me prezantimin e kandidatëve të mbetur. Pas përfundimit të dëgjesave, Komisioni do të hartojë raportin përfundimtar me vlerësimin për secilin kandidat.
Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me tre të pestat e votave të të gjithë deputetëve, për një mandat pesëvjeçar.
KOHA JONË SONDAZH

