Komisioni për Reformën Territoriale dakordëson kalendarin, Mazniku: Dëgjesa e parë më 3 prill

Opozita dhe mazhoranca kanë dakordësuar kalendarin e takimeve për reformën territoriale, pas debateve në mbledhjen e fundit dhe kërkesës së opozitës që dëgjesat të mos zhvilloheshin vetëm në territor, por kryetarët e bashkive të ftohen edhe në Kuvend për t’u dëgjuar nga komisioni i posaçëm. Bashkëkryetari i kësaj reforme Arbjan Mazniku tha se dy palët kanë dakordësuar kalendarin e takimeve dhe frekuencën e takimeve.

“Dokumenti është punuar në mënyrë të përbashkët dhe ka dy kolona kryesore: dëgjesat në komision me kryetarët e bashkive sipas qarqeve dhe dëgjesat në terren. Kemi dakordësuar disa ditë të caktuara për dëgjesat në Kuvend që të mos përplasen me seancat. Kemi menduar që kryetarët e bashkive të dy qarqeve t’i zhvillojmë si takime në një ditë.

Kjo na jep mundësinë që, brenda rreth 4- 5 javësh, të zhvillohen dëgjesat e të gjithë qarqeve. Kemi vendosur të zhvillojmë dy aktivitete në javë për aktivitetet më të mëdha publike dhe duke pasur dhe suportin e bashki të forta sa i takon organizimit të takimeve dhe logjistikës. Kemi një strukturë të ngjashme për dëgjesat tematike, të cilat do të nisin më 1 maj në Kuvend”, shpjegoi Mazniku, ndërsa takimi i parë për reformën do të zhvillohet me Ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo në 3 prill, duke hapur kështu fazën e parë të dëgjesave. Gjithashtu Komisioni i Posaçëm për Reformën miratoi dhe listën e ekspertëve të komisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?