Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin në Bruksel: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua paraditen e sotme me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Në Bruksel, Shqipëria pritet me besim dhe trajtohet me respekt!
Me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, mbështetësen e madhe të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE analizuam ritmin e procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për më tej. Krenare që Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.
Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti.
Një tjetër provë se Shqipëria jo vetëm po investon efektivisht e me përfitime reale për qytetarët, por po ndërton një shembull të angazhimit për ndryshim e integrim ne rajon”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Komisionerja gjatë takimit me Spiropalin theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arrira në kuadër të Growth Planit, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?