Kompania, e cila “detyron” punonjësit të punojnë lakuriq (FOTO LAJM)

Një kompani amerikane e quajtur “The bold italic”, ka menduar si zgjidhjen ideale për të rritur produktivitetin dhe efikasitetin, të punuarit nudo.

Në një set fotografik, punonjësit e kompanisë shfaqen totalisht nudo, duke kryer veprime të përditshmërisë së tyre, me reagime dhe interaktivitet shumë normal.

Kontakti i parë me fotografitë të bën për të qeshur, por duke i hedhur një sy më kritik imazheve, nuk mund të shmangësh ndjenjën e zilisë, ndërsa sheh punonjësit aq të lumtur dhe të relaksuar veshur me asgjë më shumë sesa lëkura e tyre.

Por në fakt, megjithëse duket shumë e bukur dhe e cuditshme për t’u besuar, kjo ishte shakaja e kësaj kompanie me rastin e ‘1 Prillit’, që shumë njerëz përfshirë këtu edhe media, e besuan. Ky mund të jetë kodi i veshjes në institucione në të ardhmen, por ende jo tani.

SHKARKO APP