Komplot nga Trump për të bërë Klintonin presidente?
Nga Eric Bradner, CNN
Në vitet ‘90, Hillary Clinton pretendoi se kishte një “komplot të madh” ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.
Tani, disa thonë se Clinton mund të përfitojë vetë nga komploti që mund ta bëjë presidente dhe që kësaj here udhëhiqet nga Donald Trump.
Garuesi kryesor i republikanëve për president ka një histori të gjatë komentesh pozitive për demokratët – ai ka qenë vetë një i tillë më parë gjatë jetës, sikurse ka thënë vetë – dhe për Klintonin në mënyrë të veçantë.
Ai ka qenë financues i demokratëve. Klintonët kanë qenë të ftuar në martesën e Trumpit. Vajzat e tyre – Clesea Clinton dhe Ivanka Trump – janë shoqe.
“Thjesht kam simpati”, ka thënë Trump më parë. “Kam simpati për të dhe për burrin e saj”.
Disa prej kandidatëve republikanë për president tani kanë nisur ta quajnë Trumpin – i cili krijoi një stuhi duke propozuar që myslimanëve t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara – si një dhuratë për Klintonin.
Rivalja republikane Carly Fiorina ka shkruar në Twitter: “Donald Trump është dhurata e Krishtlindjes që i është vendosur nën pemë Hillary Klintonit”.
Trump e rigjallëroi debatin të martën lidhur me mundësinë e kandidimit si i pavarur duke shfaqur në Twitter një sondazh të USA Today/Suffolk University që tregon se 68% të mbështetësve të tij do ta përkrahnin atë më tepër se si kandidimin si republikan. Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush u përgjigj duke thënë se Trump vetëm sa do të ndihmonte Klintonin nëse do ta përçante votën e konservatorëve.
Bush shkruajti në Twitter: “Ndoshta Donald ka negociuar një marrëveshje me miken e tij @HillaryClinton. Po të vazhdojë në këtë rrugë, do ta çojë atë në Shtëpinë e Bardhë”.