Komuniteti i Energjisë: Të mos rihapet më çështja “CEZ”

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Kopac duke e quajtur çështjen të komplikuar, vlerësoi vendimin e qeverisë për mbylljen e konfliktit të CEZ me marrëveshje pa kaluar çështja në arbitrazh.

“Mosmarrëveshja me CEZ kishte penguar të gjitha reformat. Marrëveshjet nuk janë kurrë perfekte për të dyja palët. 

Jam i pakënaqur që kjo çështje u hap përsëri. Duhet të ishit të lumtur që kjo çështje u mbyll u dha një zgjidhje. Në politikë gjithmonë dikush duhet të vendosë kurajon dhe jam i kënaqur që qeveria e mbylli.

Ndonjëherë është më e rehatshme të mos bësh asgjë dhe të mos fajësohesh për asgjë, por pastaj do jesh fajtor se nuk ke parë drejt së ardhmes dhe besoj se e ardhja e Shqipërisë është e shkëlqyer”, tha ai.

SHKARKO APP