Komuniteti Politik Europian në Danimarkë, merr pjesë edhe Rama. Zbulohet fokusi i takimit të 47 krerëve

Më 2 tetor në Kopenhagë (Danimarkë) do të zhvillohet takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. Në takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.  Takimi do të nisë me seancën plenare hapëse dhe do të pasohet nga tryeza të rrumbullakëta mbi çështje të ndryshme të sigurisë, përfshirë kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migracionin.

Bashkimi Europian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. Programi i punimeve parashikon mbërritjen e delegacioneve në orën 08:15, plenaren hapëse në 10:00, fotografinë e përbashkët në 11:30, tryezat e rrumbullakëta në 12:00, takime bilaterale në 13:00 dhe sesionin përmbyllës në orën 15:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim marrin pjesë 47 shtete, 27 vendet e Bashkimit Evropian, si edhe: Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtejnshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Britania e Madhe. Takimi i mëparshëm u zhvillua në Tiranë në 16 maj të këtij viti. Ndërkohë takimet e radhës janë planifikuar të zhvillohen në Armeni dhe Irlandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?