Koncesionet nuk i jep më qeveria, tani në dorë të Kuvendit

Koncesionet e rrugëve nuk do të jepen më nga qeveria, por do të kalojnë në parlament. Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, qeveria ka miratuar një vendim, i cili ia kalon parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të partneritet publik-privat në ndërtimin e rrugëve.

Deri më tani e gjithë procedura për dhënien e një rruge me partneritet publik-privat, që nga përzgjedhja e fituesit e deri tek miratimi i koncesionit kryhej nga qeveria. Me vendimin e ri, kontratat e negociuara nga qeveria do të kalojnë fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare dhe më pas do ti nënshtrohen votimit në seancën. Mësohet se kësaj procedure do t’i nënshtrohen edhe 2 kontratat ekzistuese të rrugëve që janë në fazë negocimi, si Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, të cilat ishin parashikuar të miratoheshin vetëm më vendim qeverie.

Kontrata e parë që pritet të shkojë për miratim në parlament është ajo e ndërtimit të aksit Milot-Balldren. Për ndërtimin e kësaj rruge me gjatësi 17.6 kilometër, qeveria ka shpallur fituese kompaninë ANK me vlerë totale ndërtimi 161.5 milionë euro. Pas këtij aksi, Ministria e Infrastrukturës do të dërgojë në parlament edhe kontratën tjetër atë të Orikum-Dukat, e cila do të ndërtohet nga Gjikuria me një kosto prej 50.5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?