Konet e Tiranës

Nga Mitro Çela/

Moda më e fundit: Gratë e burrave të shtetit dhe të biznesit lindin fëmijë me pakicë dhe blejnë kone me shumicë! Fëmijët i dërgojnë për studime në Selaniqi, Romë, Paris, Londër, Hagë a në në Amerikë. Zagarët, që kanë zëvendësuar boshllëkun e fëmijve në vila, I dërgojnë në Shkollën e Qënëve në Tiranës. Ka edhe gojë të liga që thonë, se demek, disa zonja imitojnë filmat e Hollivudit me seks-dog, sepse burrat na qënkan bërë sterilë, sepse i thau jallania politikë! Unë nuk besoj, sepse më ngjan si propogandë antikombëtare!

Ndërkohë janë shtuar investimet. Dyqanet që shesin zagarë janë shtuar si “kërpudhat pas shiut” në Tiranë, në Durrës, në Korçë a Shkodër. Në Tiranë është shkuar më tej. Janë hapur tre-katër hotele për zagarë. Dy janë me pesë yje. Normale. Jemi vend I paradokseve. Më shumë kujdes tregohet për zagarët se sa për fëmijët e romëve?!

Por sa “qen luksi” ka në Tiranë? Sipas statistikave zyrtare ka rreth 553 copë. Po të kemi parasysh faktin se 40 përqind e ekonomisë “noton në të zezë”, konet dhe qentë e zengjinëve duhet të jenë rreth 834 copë.

Parlamenti, duke qënë I ngeshëm me punë, na paska nxjerë edhe një ligj për taksimin e qënëve të zengjinëve. Ligji mba numërin 9632 dhe është miratuar ditët e fundit të tetorit 2006. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë është firmosur nga Presidenti Bamir Topi…Deri më sot asnjë zengjin nuk ka paguar asnjë kokërr leku, taksë për konet?!

Shënim. Temë jashtë teme.

Disa netë më parë u vranë 5 zagarë rrugaçë. Kur pikasa fatkeqësinë, i bërë dy gisht letër Brixhid Bardosë që drejton shoqatën “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të kafshëve”.

Brixhid Bardonë e kam takuar me Luan Ramën, diplomatin, në Paris, në vitin 1992. Në atë vit, aktoria kishte lënë kinemanë dhe “ashikët”. Një gazetë e kohës shkruante se Brixhida bënte 1000 sex-shou në vit! Bile e njëjta gazetë shkruante se Presidenti De Gol, mbante mbi tavolinën e punës një bust nudo të aktores së famëshme!

Më thanë se Gjenerali kërkonte të vinte në jetë një fjalë të urtë popullore shqiptare, që e kishte kënduar në një libër të Kadaresë: Do maçoku mi të njomë!

SHKARKO APP