Konferenca Ndërqeveritare/ Rama në Bruksel për negociatat me BE-në, starton procesi i mbylljes së kapitujve

Shqipëria pritet të marrë pjesë të martën, më 26 maj, në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, një takim që konsiderohet vendimtar në rrugën e integrimit europian të vendit. Mbledhja do të zhvillohet në Bruksel dhe synon të përcaktojë hapat finalë për grupkapitullin e “Themeloreve”, pas vlerësimit pozitiv që Shqipëria mori për përmbushjen e objektivave të ndërmjetme.

Në fokus të diskutimeve do të jenë Kapitulli 23, që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitulli 24, që përfshin drejtësinë, sigurinë dhe liritë. Po ashtu, vëmendje do t’u kushtohet funksionimit të institucioneve demokratike, reformës në administratën publike dhe kritereve ekonomike.

Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi negociator. Konferenca pritet të nisë në orën 19:30. Në një reagim publik, Rama e lidhi këtë moment me simbolikën historike të 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashëri, duke e cilësuar si një “koincidencë domethënëse” për aspiratën europiane të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?