Konfindustria: Paketa Fiskale 2016 s’e mbështet rritjen ekonomike
Konfindustria e ka kritikuar sot Buxhetin 2016 dhe Paketën Shoqëruese fiskale, duke argumentuar se nuk mbështesin rritjen ekonomike. Në një deklaratë shpërndarë për mediat, administratori i "Konfindustria"-s thekson se ulja e borxhit publik dhe e defiçitit buxhetor nuk duhet të jenë qëllim në vetvete duke anashkaluar rritjen e domosdoshme ekonomike.
Ja deklarata e plotë e Gjergj Buxhukut:
"Konfindustria, duke mbeshtetur ne parim objektivat per uljen e borxhit publik dhe deficitit buxhetor si shtylla te rendesishme te Ligjit te Buxhetit 2016, njekohesisht kerkon, qe objektivat e mesiperme te mos jene qellim ne vetvete, duke anashkaluar rritjen e domosdoshme te ekonomise kombetare.
Konfindustria vlereson gjithashtu, se zbatimi ne formen e paraqitur nga ekzekutivi i Paketes Fiskale shoqeruese te Ligjit per Buxhetin 2016, jo vetem nuk mbeshtet rritjen ekonomike te parashikuar, por dhe rrezikon seriozisht vete objektivat per konsolidimin makrofinanciar te shpresuar.
Para se gjithash vleresohet, se zbatimi ne praktike i perjashtimit nga tatimet te te ashtuquajturit “biznes i vogel” deri ne 5 milion leke/vit qarkullim dhe ulja tatimi fitimit ne 5% per bizneset me qarkullim 5-8 milion leke/vit, do te shtoje trysnine per shmangie ligjore fiskale ne formen e copetimit artificial te bizneseve, do te shtoje konkurencen e padrejte ne treg, do te godasi fuqine terheqese per investime te medha, duke shkaktuar objektivisht ulje te te ardhurave buxhetore te parashikuara per vitin financiar 2016. Mossigurimi i zerit te te ardhurave buxhetore sjell ne menyre te pashmangshme rrezikimin e te gjithe te objektivave te parashikuara te buxhetit 2016 dhe para se gjithash ne ndalimin e rritjes ekonomike te domosdoshme.
Konfindustria i ka kerkuar zyrtarisht ekzekutivit dhe Kuvendit te Shqiperise te shtyje ne kohe zbatimin e pikes se mesiperme te Paketes Fiskale, deri parashikimin e masave ligjore te nevojshme per te shmangur pasojat e padeshirueshme te mesiperme, qe rrezikojne deshtimin e vete Ligjit te Buxhetit 2016".