Konfindustria: Qeveria të arsyetojë rritjen e taksave dhe të publikojë pasojat
“Mungesa e arsyetimeve shoqëruese ekonomike, sikurse ndodhi edhe ne vitin 2014, e kthen politiken fiskale vetëm si mjet për sigurimin në afatshkurtër të të ardhurave për buxhetin e shtetit si qellim në vetvete dhe krijon shkak për rrezikim në afatgjatë të ekonomisë kombëtare”, thuhet në reagimin e Konfindustrias.
Më tej theksohet se në kushtet e një evazioni fiskal prej pothuaj 50% të PBB mënyra më e mirë për sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kombëtare është mirëadministrimi fiskal me politikat e taksave të ulëta dhe të sheshta.
“Rritja e përgjithshme e taksave dhe tatimeve me 50% për të ardhurat personale të qytetarëve parashikuar për vitin 2015, rritja e çmimit të energjisë elektrike, mbajtja e tatimit te fitimit me 15% dhe shtimin e taksave për qarkullimin dhe karburanteve, mbajtjen e tatim fitimit prej 15% për biznesin e madh, nuk krijon kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, godet rritjen e domosdoshme të fuqisë blerëse, të fuqisë konkuruese të Shqipërisë me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe vetë rritjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit. Përmendim se vendet e rajonit punojnë me taksën e sheshtë prej 9-10% të tatimeve të mësiperme dhe njëkohesisht kanë çmime konkurente të energjisë, karburanteve, etj”, theksohet në reagim.
Konfindustria vlerëson si masë pozitive parashikimin në paketën fiskale 2015 për rritjen e pjesës së ndarë për pushtetin vendor të rentës minerare, duke nxitur qeverinë shqiptare në vazhdimësinë e decentralizimit fiskal në mbeshtetje të reformes administrative territoriale.
Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti paketën me vërejtjet dhe propozimet përkatese për paketen fiskale 2015.
KOHA JONË SONDAZH

