Konfindustria: Rritja e çmimit të hidrokarbureve e paarsyeshme, qeveria të ndërhyjë menjëherë

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë në tregun e karburanteve, pas asaj që e cilëson si një rritje të fortë dhe të pajustifikuar të çmimeve gjatë 10 ditëve të fundit të korrikut dhe në vijim.

Njoftimi i Konfindustrias:

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohë ringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve. Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartot Euro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme e institucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit. Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitit të karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare, është e dhënë e qartë.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?