Konkurente e “Miss Bota” i ndalohet fluturimi në Kinë
Kina nuk fal as vajzat më të bukura.
Konkurrentja e Kanadasë për “Miss Bota” ka thënë se i është ndaluar të hipte në një avion nga Hong Kongu në qytetin kinez, Sanya në të cilin mbahet konkursi i bukurisë i këtij viti.
Anastasia Lin, 25 vjeçare e lindur në Kinë tha se ajo nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje, gjë që do të thoshte se ajo nuk mund të aplikonte për vizë.
Por ajo thekson se u përpoq që të udhëtonte për në Sanya, përmes Hong Kong -ut , në të njëjtën mënyrë sikurse bëjnë turistët kanadezë që e aplikojnë të drejtën për viza në arritje.
Më parë, Anstasia Lin e kishte kritikuar “represionin dhe censurën” në Kinë dhe është një praktikues e Falun Gong, një lëvizje shpirtërore që Kina e konsideron si kult, aplikimin e së cilës edhe e ka ndaluar.
Lin u kurorëzua me “Miss Bota Kanada” në muajin maj, dhe pritej që të merrte pjesë në garën e bukurisë “Miss Bota 2015” që mbahet në vendpushimin bregdetar të Sanya-së më 19 dhjetor