Konkurrentja e Rita Orës shpallet fituese e X-Factor në Angli

 

Louisa Johnson është fituesja e spektaklit X-Factor 2015 në Angli. 17-vjeçarja që kishte si mentore këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Ora, mundi dyshen Reggie “N” Bollie në edicionin e 11 të X Factor. Louisa ka qenë favori që nga fillimi i kompeticionit dhe thuhet se ajo mund të arrijnë më lart se kampionia e vitit 2006, Leona Lewis. Nga marrëveshja e bërë me Simon Coëell, Louisa  pritet të fitojë më shumë se 100 mijë paund nga turi i X Factor në vitin që vjen. Mentorja e saj Rita Ora nuk mund t’i përmbante lotët nga gëzimi. “I falenderoj të gjithë ata që votuan. Dhe mbi të gjitha falenderoj Louisa-n që është fituesja më punëtore dhe më e talentuar”.
Ndërsa 17-vjeçarja tha : “Kam vite që e ëndërroj këtë ditë, është e pabesueshme. Nuk e keni idenë se ç’do të thotë kjo për mua”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?