Kopertina, modelja…libri i Gisele po shitet pa dalë në treg!
Fakti se ajo ka qenë një ndër modelet më të famshme në botë, gjithashtu e bukur, si dhe libri ka në kopertinë pamje tejet provokuese, por edhe sepse të ardhurat nga shitja e këtij libri do të shkojnë për bamirësi, ka bërë që ky libër të fillojë të shitet ende pa dalë në treg.
Një fenomen të tillë do ta kishte zili edhe fituesi i Çjmimit Nobel.
Libri autobiografik i ish – modeles braziliane Gisele Bundchen është shitur ende pa dalë në treg.
1000 kopjet e botuara, secila prej 700 dollarësh dhe të firmosura nga 35 – vjeçarja kanë arritur të blihen nga të interesuarit përpara datës zyrtare të daljes në treg.
Në një postim në Instagram, ish – modelja ka thënë se u ndihet mirënjohëse të gjithë atyre që kanë blerë librin e saj.
“Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk mund ta besoj që libri është shitur përpara kohe. Kjo më lumturon tej mase, sepse 100% e fitimeve do të shkojnë për bamirësi,” shkruan Gisele