Kori që vijon prej 20 vjetësh “Kadare i madh, por njeri i vogël”

Nga Gëzim Llojdia

Një zog a shpesë, që niset në kohë të migrimit përtej vendit të tij. Kur ajo përfundon kthehet dhe takon vendin e tij. Atje është mirë është, po ky është atdheu i tij. Vendi ku u ngjiz. Atje në jug është banesa e tij tra-rrëzuar. Kalldrëmet, udhët e sokaqet. Dhe gurët. Kështjella. Atdheu ynë në këtë kohë tranzicioni të pambarimtë. Tokë e ashpër. Njerëz, që gjithsesi su zënë këmbët dhe. Ndërrojnë lëkurët. Gjarpërinjtë. Kurrsesi në këtë truall. Politikanët shqiptarë, ç’dreq shenjtorësh Shenjtorët e këtij vendi? Ç’dreq politikanësh?

 Ata. Nuk janë profetë. Gjithsesi përmbi lartësi mjegullash shkojnë. Shenjë shenjtorësh kërkojnë. Dhe që e kanë apo kërkojnë ngritje yllsore. Ç’u tretën kaq shumë për të rënë në gjumë të qefinit! Ç’u ngurosën në fundin e fundmë! Në kafet luksoze të kryeqendrës. Diku larg në emigracion. Në rrjete sociale. Qajnë hallë. Djegin cigare. Ç’ditë e zymtë ballkanike, do të thoshte ai ? Përgjojnë “kolosët e letrave”. Molla qëllohet, i bukuri frutë.

Ai. Ai, që ka rrëzuar me veprën e tij në gjunjë, presidentët e këtij vendi. Aty në këtë truall, ka kohë që të gjithë lëvdohen. Rapsod, që zbriten vjet nga katundi. Maten me “hise të diellit”. Në të zezën, errësirën pus. Sikur të mos ishim ne, çfarë do të ishte Kadare? Ura ku ai kaloi e shtroi diktatura, thonë. Kori që vijon prej 20 vjetësh “Kadare i madh- por njeri i vogël” Urat e shpirtit të tyre nuk mbahen më në asnjë breg. Copë e shkrumb, limanet e tyre. Po se ku mbahen ende? Vetë djalli ka atje punë. Diktaturat rriten në toka skërka. Por me çlirim energjish shpirtërore nga trusnia dhe arsenali ushtarak, gjithë herës në veprim. Mirëpo Kadare është një grimcë me frymëzim qiellor. Është grimcë e shënuar. Profeti i myslimanëve mbante mes dy shpatullave një shenjë jeshile. Kadare e ka shenjën në shpirt. Ismaili e ka rrezen e shikimit të largët. Kështu i është dhënë. Për fjalët, për gjuhën, dhe poezinë si melodi e gjithçka në të shkruarit në letra shqipe i është dhënë dhe e patregueshme është. Është një vulë. Është damkosur.Ai është shkrimtar i majave. Zhbërja bëhet vetëm nga vulëbërësit. Një shkallë për të hipur gjer në qiell. Të ç’kodojnë atë, që është koduar. Të prishin lidhje gjentike. U duhet të ngrenë më parë ADN-ën. Që është shkruar në librin e tij të jetës. Nuk e ndriçojnë dot këtë mister. Kështu, që u mbetet vetëm të bëjnë luftë kafenesh. Prandaj luftohet. Prandaj mjegullinat, rregjimtarët, zifti, gurët nuk e mbulojnë rrëzojnë dot veprën e tij. Pemë me kokrra. Do të luftohet , do të përflitet, do tulatet, dhe kërruset. Por nuk do të rrëzohet. “Thërrmijë e shënuar “. Është e pashëmbshme. E pashbëshme. Fati, që kjo thërrmijë ka atdhe, atdheun tonë është mirësi , për shqiptarët. Sa për zërat. Të mëdhenj dot, nuk bëhen. Të shquar as, që besohet sepse goditën me të gjithë arsenalin e tyre , “thërrmijën e shënuar”, Kadare. Atdheu i Kadaresë sot i ngarkuar me “thërrmijën negative” të kohës së tranzicionit. Prandaj ka vrasje, grindje, gjithashtu. Lëvdata e gjithfarë mburrjesh ballkanike, thotë ai. Kusarët hiqen të mençur. Mediokrit promovojnë antivlerat si letërsi e mirëfilltë shqipe. Dita e tyre kur të udhëheqin të aftët do të quhet dita e kijametit të madh. E megjithatë intelektualët e këtij vendi, blejnë librat e Kadaresë. Atdheu i Kadaresë është këtu dhe ka halle shumë. Por miqtë e letrave, Kadarenë e kërkojnë dhe e promovojnë veprën letrare të tij. Zëri i tij është duke shëtitur nëpër shtete të afërt e të largët. Nobeli sa shumë i është afruar. Në bagazhet e boingëve udhëtojnë edhe botimet e Kadaresë. Çfarë mund të bëjmë ne? Barrikadë për ushtrinë e mallkuar, që ka në shpirt “maçin e zi”. Të gjithë maçokët e zinj, përpiqen ti bëjnë një” vërë” për ti bërë gropën. Kanë shkruar km me letra anonime. Kanë hedhur zarfa nëpër zyrat e KQ për ti bërë varrin. Sot hektarë të tërë nëpër gazeta mbulojnë “fushat e tyre” me shpifjeve, si vazhdim i profesionit të vjetër të informatorit. Edhe ca kokrra tip intelektualësh nuk mbesin pas kësaj rrokopujë. Gurët, që kërkojnë të rrëzojnë nuk janë gjë tjetër, por për të gjetur nuk i kanë, i kanë marrë tek “koshta e informatorëve”. Sa më shumë “gurë” sipas mendësisë së tyre, aq më i madh “pirgu i ligësisë”. Mirëpo pema sa më shuam tronditet, më shumë buisë, lidh kokrra e lastarë , shtonë bistakë të rinj sepse e di , që atje poshtë “zogoria e qenve të ligësisë është gati ti “kafshojë “edhe të pabëra , në mos ti rrëzoj ti hedh në humnerë. Mirëpo në kohë të lëngëzimit pema , rinisë sërish avazin e stërlashtë për të prodhuar sepse e njeh aftësinë e saj, e presin sërish gurë dhe gurishte nga të vendit të tij. Ky duel a ka përmasë kohore? Për aq kohë sa pema do të ketë kokrra. Gurët aty i keni: nën pemë. Ndërsa për gurëhedhësit kjo tokë ka rritur goxha shumë.

 

 

SHKARKO APP