Korreshi: 83 dobiçë nga Diella, do të zëvendësojnë deputetët

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi mbajti një fjalim me tone shumë ironike në seancë plenare, duke thumbuar deputetët socialistë përballë tij. Ai i pyeti ata në mënyrë retorike se si ndiheshin “tani që Diella ka pjellë 83 dobiçë”, duke iu referuar figurativisht vendimeve që sipas tij, do të zëvendësojnë ligjvënësit e mazhorancës.

Korreshi u ndal te dështimet e saj pas dhjetë vitesh zbatim, duke kujtuar se shumë nga ish-klientët e tij si avokat ende nuk kanë marrë drejtësi për çështjet e tyre. Ai solli shembullin e një prej tyre, të cilën e quajti “Nënë Zylfia”, për të ilustruar vonesat dhe padrejtësitë që, sipas tij, janë bërë normë në sistemin gjyqësor.

”Kemi këtu nënë Zylfien, s’kemi nevojë për atë raportin e Justice. Ça ka bërë nënë Zylfia? Ka bërë vetëgjyqësi, se ka vënë gardh, ka ndarë portën, ka një gjyq penal, që nga 2019 dhe është thirrur më 2025! E kuptoni, është çështje penale! Por bie fjala gjithë kjo reformë a ka një përmirësim të dukshëm? Dhe më thanë se ka përmirësim me 16 ditë! E kuptoni ju se si kemi vajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi kaq vite reformë në drejtësi dhe e keni ulur me 16 ditë për në 16 vite që ishte. Njerëzit kanë masa sigurimi dhe kanë harruar ku kanë dosjen. Kur shikon këto raporte nga KLP apo Justice të duket sikur askush nuk shkon në terren të shohë se çfarë ndodh, ku njerëzit presin në radhë për drejtësi. Ja kam këtu çështje që nga viti 2008 dhe jemi në 2025 tani, e kuptoni ku ndodhemi apo jo, unë e kam mandatin e dytë këtu dhe kjo çështje nuk është zgjidhur. Që kur isha avokat”, tha Korreshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?