Korreshi paralajmëron: Mund të ngujohemi në Parlament nëse nuk i hiqet imuniteti Ballukut

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi thotë se çështja e Belinda Ballukut vijon të mbetet në qendër të debatit politik. Për të shkarkimi i Ballukut dhe lëvizjet e tjera në kabinet nuk përbëjnë ndryshime thelbësore, por janë një hap paraprak i kryeministrit për të testuar situatën politike dhe reagimin ndërkombëtar.

”Balluku ka kërkuar heqjen e Spiropalit nga posti i ministres. Po ashtu besoj se ka ndikuar edhe paaftësia e saj. Pjesë tjetër e ofertës ishin emërimi i drejtorit të OSHEE-së si ministër, është një ‘zar’ i Ballukut. Ai ka qenë i deleguar i saj në Fier. Tjetri ka qenë drejtor i kabinetit, edhe atë e ka vendosur ministër. Ajo tani është ministre e dy ministrive pa dashur të firmosë. Po ashtu ka ministrin e Financave e të tjerë”, u shpreh Korreshi. Deputeti thekson se në vlerësimin e tij nuk ka ndryshime të rëndësishme në thelb, por vetëm riorganizim të brendshëm.

Korreshi shtoi se opozita nuk kërkon vetëm shkarkimin dhe arrestimin e Ballukut, por edhe ngritjen e një qeverie teknike. Ai paralajmëroi përshkallëzim të mundshëm të aksionit opozitar. ”Nuk përjashtoj faktin se mund të kemi ngujim apo grevë urie për heqjen e imunitetit të Ballukut brenda sallës së Parlamentit. Kjo është diskutuar prej kohësh dhe është vija e kuqe. Këshilli i Imuniteteve ka për qëllim të shohë nëse kemi të bëjmë me gjyq politik apo jo për heqjen e imunitetit të deputetes. Edhe vetë avokati i Ballukut ka thënë se nuk është gjyq politik, por se masat janë të tepërta”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?