Korrupsioni dje dhe sot

Nga Irfan Rama

Korrupsioni dhe kanibalizmi partiak e përmori udhën e vet qysh në vitin njohës e syzbulues të botës përtej kufijve shqiptarë në vitin 1991, që me ndihmat e para kavanozike italiane dhe Qeverisë së Stabilitetit – ku u shfaqën ustallarët e parë me më shumë dije perendimore për marrjen e lekut fshehtësisht dhe kur mbitokuan “Homos blukuqët”- e sidomos në vitet 1992-1997, kur korrupsioni apo “Vjedhja në Liri” morën përmasa mamuthore. Në ato vite filloi grabitja hiperbolike e shqiptarëve me toka, fabrika, uzina, troje, para shqiptare, europiane, japonike, amerikane, gjermane etj, etj, etj,. U ngritën agjenci të “moskthimit” të tokave ish-pronarëve, agjenci e OJQ që me para e pasuri shqiptare e jashtëshqiptare zhdukeshin nga faqja e tokës shqiptare për në gjepat e mjeranëve politikanë, deputetë, drejtues e drejtorë, gjuhëditës e injorantë, paraja e panumërueshme që silleshin për të ndihmuar Shqipërinë në politikë, drejtësi, menaxhim, marketing, bujqësi, kulturë, rrugë, komuna e bashki… U qelizuan “Bankat”, fantazmat piramida që i dërguan përlesh, e jo përlesh tjerrurinash të malësoreve, mirditorëve e labëve të mira me lesh të hollëlllamburitës e të bardhë të deleve rud por përlesh të trashë mijëra e mijëra shqiptarë shumica e të cilëve u rikthyen mbrapsht në shtetet bujtëse për t’ju rikthyer punës për të fituar sërish me gjakim e djersë të plotë paranë e tyre të re. Kur ndodhi hataja e 1997 unë kam parë njerëz që u mbanin si fjollë e të kollarisur që nxorën fytyrësinë tjetër të vjelljes hapur nga të voglat e deri të mëdhatë. Një mik i imi nga Fieri po më rrëfente këto ditë se çfarë kishte parë dukë hajdutuar me zë e me fytyrë njerëz të këmishave e këpucëve të shtrenjta.  Kishte edhe të tillë që dërgonin konet e tyre me fytyrë njerëzore e të zyrtarizuar për të marrë mall, para etj e sërish sot i ke në majë të “mollës së doktorit”, i ke drejtues komunash e bashkish edhe më lart hierarkive shtetërore e partiake. Disa janë heshtëzuar fare, shkojnë për ditë e për orë në bizneset e tyre të mëdha e të mesme të krijuara me “gjaksakrifice”. “Jo, jo, jo.. nga gjaku e djersina e popullit?!”. I kanë thënë rrini urtë e shumë urtë. Pas 1997 e deri në 2005 turbullina e fshehtësitë e krijimit të thesareve të reja u rrit sërish. Merrnin kush të mundte. Selia rozë e përfolur pas dyvitëshit të parë nga selia blu mu pranë 25 katëshit konglomerat pronarësh e jo pronarësh grumbullonte para më kujdesshëm siç thoshte i ndjeri i respektueshëm e Mandelë, Pjetër Arbnori-që është harruar tashmë nga të gjithë demokratë e socialistë që as një përvjetor ditëlindjeje nuk ja kremtojnë me ca njerëz e ndonjë kumtesë-“socialistët janë specialistë” që më pas t’i  investonin në firma, universitete private, ndërtime e luksina gjithëfarëshe. Nga 2005 deri në 2007 populli mendonte se opozita që mezi e mori pushtetin me borxh pluralist nga disa të pakënaqur të liderit historik të Rozës po bën punë e po punon ndershmërisht për popullin, por pas 24 muajsh apo disa dhjetëditësha më pak iu rikthyen politikës fitimprurëse e korruptuese të 1992-1997. Por ndryshe nga 5-vjeçari i parë detashmenti ushtarak i selisë blu ndryshoi metodologji në përshvatje. Mënyrat e polivalente të grabitjes së parave mundësisht nga buxheti dhe huatë e ndryshme. Ngjiti konceptin e psikologjisë së turmës të Frojdit në vjellje nga selia blu e selitë e tjera partiake të “grupimit” të djathtë. E majta të merrej me pushtetin lokal të saj por mundësisht nën survejimin e zbuluesve shqiptarë me retinë blu. Paraja e madhe nuk do të vinte më nga “idjotizmi vjellëtar” i  firmave fantazmë i nusërimit të parë që “ndërtonin” rrugë në ajër e jo asnjë cm çakull e zift nuk shtrinin përtokë. Letrat ishin shkruar e punët nuk ishin bërë askund! Tashmë do të investohej në rrugë e autostrada kombëtare e fshatrash, në ujësjellsa e kanalizime që jo rrallë nuk nxirrnin ujë e mbusheshin me ujë pa finishuar dhjetë minutëshi i parë me shi. Mbolli frikësinë e tmerrshme për mësuesit, punonjësit e administratës, pastruesit e arkëtarët e shtetit për të mos kundërshtuar asnjë populist blu. Të gjithë shqiptarët e firmat private duhet të shkonin me çdo kusht në mitingje e pozitës se ishe i pushuar të nesërmen nga puna. Vetëm të ndërgjegjshmit paguanin taksa, energji elektrike, ujë etj. Paguesit quheshin budallenj ndërsa moszbatuesit e ligjit e korruptarët vetëquheshin të “zgjuarit”. Mu kujtonte gjithherë Kili, Markez, Pinoçeti e pinoçetët e mesëm e të vegjël kudo. E kryeministri e shpura e tij – si një tufë servile hapnin veshët, sytë, kundronin e dëgjonin Rokistin – lidheshin në telefonat “antikorrupsion” me qytetarët, “hallexhinj”, me trimat. Rezultantja: I nxirrte Fiksi në ekran me para të marra në shkolla, institucione, ministrira, madje edhe në burg fuste ndokënd, por më pas ato të korruptuarit ngriheshin sërish në detyrë! Pas 30 apo 40 ditësh! Se Droga shitej e mbillej haptazi, ujitej haptazi në verë, korrej haptazi, paketohej haptazi. Ish krijuar “miti” i mos futjes në Lazaratin 4,5 miliardsh euro dhe “luftohej” me antidrogë! Kapeshin ca ushtarë e ndonjë “peshkaqen” qumështor me drogë dhe e merrte vesh i gjithë Brukseli ! Edhe Vashingtoni… Shtatëmbëdhjetë muajt e Qeverisë së Majtë kanë blatuar risitë: U hy në Lazarat; Dhjetra miliarda lekë u grumbulluan nga CEZ shpërndarja në dy muaj pas ultimatumit të kryeministrit; deputetëve ju kaërkua libreza e energjisë e opozita u holl përpjetë si t’i kish pickuar ndonjë gjarpër afrikan. Deputetë të parlamentit vrapuan të paguanin paratë që në parlamentet e tjera të hershme e të vona quhej sakrilegj apo “nder i humbur” i deputetit t’i kërkohej libreza e pagesave, e mësuesve të shkretë e të tjerëve nëpunësa u kërkohej plot shpejt si lebrozë. Ndërsa “zeustarët” deputetë ishin nga Qielli! “ATA” ishin mikpritësit me Roleksa të Bushit me orë 50 dollarëshe. U prishën shumë ndërtime pa leje dhe u aprovua ligji burgosës për ndërtuesit pa leje. S’ka më tulla e llaq bri rrug
ëve pa leje. Ëëë.stopkorrupsionit.al është taposur dhe 1385 denoncime janë bërë për katër ditë. Janë pushuar disa nga puna, të tjerë rreth 540 padi kanë dërguar digasteret. Portali online ndryshe nga loja me telefonprishur apo shuar në tetëvjetëshin e opozitës së sotme është si e shkrojtura që mbetet e kujtohet si dokument, telefoni është dëgjesë e harresë. Një pedagogeje të UET-së iu përduk e kotë shpjegimi i një ministri për portalin kryeministror në një kanal televiziv. Ishte e shkencave komunikative e i lëshoi ministrit sqarues  – më duket ishte Çuçi –  togfjalëshin prepotent, jokomunikues e broçkullor: “S’marr këshilla nga ju”(?!). Ishte edhe e re… Të nderuar njerëz: Djekorrupsioni dhe Sotkorrupsioni kanë jo pak ndryshesa-disa si përmendëm-por meraku i vërtetë i juaji është korrupsioni i shtetarëve të lartë të djeshëm e të sotëm, ministra, kryeministra e isha të djeshëm, deputetë, pronarë mediash miliarderë, gjykatës e prokurorë e deri tek presidentët e parshëm e të sotëm. Dita e fotografimit ajror po vjen…          

SHKARKO APP