”Korrupsioni me trend të lartë”, Dumani: Ka abuzim me fondet publike dhe shkelje të barazisë në tendera

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar këtë pasdite në mbledhjen e Komisioneve Parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare. Dumani ndër të tjera tha se pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera në vend kanë shfaqur rritje të lartë gjatë viteve 2023-2024. Për të kjo rritje e këtyre veprave penale reflekton në abuzimin me fondet publike.

”Sa i takon korrupsionit, treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje në luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9 % janë kërkuar të pushohen, 12.3 % janë dërguar në prokuroritë e juridiskionit të përgjithshëm, rreth 1 % janë pezulluar, ndërsa rreth 67.4 % të çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025.

Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka patur vendime të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Të dhënat mbi veprat penale në fushat e korrupsionit tregojnë një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimin në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprat me rrezikshmëri më të lartë rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, të cilat shfaqin rritje të fortë në vitet 2023 dhe 2024, duke reflektuar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike. Korrupsioni ruan trend të lartë, duke dëshmuar për hapje të praktikave korruptive në administratën publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?