Kosova regjistron 548 raste me koronavirus dhe 9 viktima

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 548 raste me koronavirus, pas ekzaminimit të 4.193 testeve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë regjistruar gjithashtu edhe 9 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 300 persona, ndërsa 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga fillimi I pandemisë autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 73.048 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.649 kanë vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?