Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret

Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret. ”Kosova është e gatshme t’u dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku zjarre kanë përfshirë zona të ndryshme”, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai bëri të ditur se u ka komunikuar homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mund të ofrojë mbështetje përmes kapaciteteve që vendi ka në dispozicion.

“Nëse autoritetet përkatëse e konsiderojnë të domosdoshme një ndihmë të tillë, Kosova është e gatshme të kontribuojë, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. Në rrethana të tilla, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të posaçme. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës vazhdojnë të jenë të gatshme për të dhënë mbështetje dhe për të kontribuar kudo që kapacitetet tona mund të shërbejnë”, deklaroi Maqedonci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?