Kostoja e ndryshimeve në Maturën Shtetërore
Nga Gëzim Llojdia
Maturantët shqiptarë do të rikthehen te mesatarja. Kështu koha e “sanduiçit shqiptar” merr fund pas një eksperimentimi gati të dështuar pothuajse prej nëntë vjetësh. Një kthesë e rëndësishme është: “Ligji i arsimit të lartë”, që ndodhet në fazën fundit të debatimit, ndërsa do të marr udhën e veprimit pas mesditës së 4 shkurt. Maturantët do të lehtësohen nga një ngarkesë artificiale e quajtur: “Maturë shtetërore”, që më së shumti ishte edhe një ngarkesë e madhe financiare, për buxhetin e shtetit. Po të ndjekësh me vëmendje procesin, që MASH, (sot MAS) e ka quajtur: “Matura shtetërore” ose ndryshe: “sanduiç” , arrin të kuptosh se ditën kur ingranazhi i një sistemi të tërë i diplomimit të maturantëve fillonte, do të kalonte më së pari përmes një procesi të tejzgjatur dhe shumë të fryrë më së shumti për nga fatura financiare. Ka shumë gjykime, mendime ndryshe, mirëpo ja cilat janë rrugët në të cilat kalon matura shtetërore dhe duke u fokusuar te ingranazhi i saj financiar. Një proces i tërë i shpërndarë në disa faza. Faza e parë e dytë dhe matej nëpër faza të tjera .
1-Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ja vlen të pyetet. Por sa është kostoja e shpenzimeve? 2. Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së matematikë. Sa është kostoja e shpenzimeve? 3- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së provimet me zgjedhje. Sa është kostoja e shpenzimeve?
Në fazën e dytë. 1-Fillon procesi i shpërndarjes së zarfit me tezën e provimit përkatës. Rreth orës 2 të mëngjesit dalin nga Agjencia, automobilat të cilët do të shkojnë nga jugu në veri në të gjitha qytetet ku gjimnazistët shtetërorë dhe privat do të fillojnë procesin e provimit shtetëror. Sa është kosto e shpenzimeve? 2-Teza ka arritur në Drejtorin arsimore të rrethit. Do të duhet të kryhet një operacion tjetër i cili përfshinë shpërndarjen e tezës në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Sa është kostoja e shpenzimeve? Maturantët. Nëse do të ndjekin dinamikën e procesit të maturantëve duke përjashtuar ata në shkollat e mesme publike të qytetit gjejmë këto lëvizje të kostueshme. Le ti hedhim një sy procesit në një rreth në jug-perëndim të vendit, si :Vlora. Maturantët e shkollave jo-publike zhvendosen nga shkollat e tyre drejtë atyre publike 9 -vjeçare. Sa është numri i nxënësve që do të transportohen, numri i mjeteve, autobusë, fugonë, etj dhe kostoja e këtij operacioni? Vetëm rrethi i Vlorës ka 16 shkolla të mesme që duhen të transportojnë maturantët e tyre drejt qytetit,pa gjykuar se ka edhe shumë shkolla jo publike që do të zhvendosen në ambientet e shkollave publike brenda në qytet. Mirëpo i gjithë ky shpenzim përfshihet tek thënia: “Kush nuk ka kokë, ka këmbë”.
Vendosjen e administratorëve të cilët do të qëndrojnë në sallat e provimit gjatë kohës së zhvillimit të këtij procesi. Administratorët përzgjidhen nga Drejtorit arsimore duke zgjedhur mësuesit e ciklit të ulët dhe 9-vjeçarë. Por sa është numri i tyre në të gjithë vendin dhe fatura financiare? Operacioni i përfundimit të provimit i cili tash lëviz në drejtimin e kundërt. Ngujimi i korrigjuesve në disa qendra të ndara për të gjithë vendin. Sa mund të jetë shifra e korrigjuesve dhe çfarë fature financier sjell ky operacion? Këtu mbyllet vetëm provimi i parë gjuha shqipe dhe letërsia. Nëpër të gjithë këtë ingranazh të ndërlikuar qëllimisht shkojnë edhe dy provimet e tjera ku kosto financiare do të duhet të shumëzohet me dy. Ky operacion nuk është sosur ende. Agjencia nxjerr librin e transparencës dhe fillon procesin e nxjerrjes së pikëve dhe më tej shpall fituesit tek uebi i MASH. I gjithë ky tunel, që në këtë vend quhet qorrsokak ose një rrugë e mundimshme për hiç mos gjë,ndërkohë që përzgjedhjen do ta bënte vet universitetit me kosto zero e në përmbajtje të kushteve dhe kapaciteteve që disponohen. Një pyetje e thjeshtë shtrohet:Përse shteti morri përsipër një faturë financiare kaq të madhe,ndërkaq që operacioni i nisur me një numër të madh nëpunësish e zhurmë shpesh përfundonte i zbuluar,sepse pa u shpërndarë teza nëpër bankat e shkollarëve, ajo përfundonte e publikuar në facebook dhe në mjetet tjera elektronike. Matura shtetërore mbarte me vete një sërë procesesh të cilat janë quajtur të dështuara. Një proverb i hershëm thotë: “Moti i mirë duket që në mëngjes dhe më tej duke e përforcuar: “ Fshati që duket nuk do kallauz”. “Matura Shtetërore" sipas konceptit të organizmit. Matura është provimi i detyrueshëm që duhet të kalojë pas mbarimit të gjimnazit (shkolla e mesme) të ketë arsimin e njohur zyrtarisht dhe të jepet e drejtë të regjistrohen në universitete. Shkollat profesionale janë pjesë e Maturës me një strukturë të provimit disi të ndryshme. Matura është një çështje e centralizuar, e kryer nga AVA (Agjencia Qendrore e Vlerësimit) e cila është në krye të detyrave për zgjedhjen, emërimin kontrolluesit kombëtare, kategorizimin, fletët. MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), bën administrimin e përgjithshëm dhe logjistikën e mbarë provimet. Një Agjencia e dytë (APRIAL), është përgjegjëse për pranimin në publik të gjitha universiteteve shqiptare ku aplikantët kanë aplikuar.
Të dy lëndët e detyrueshme për të përfunduar arsimin e mesëm janë në gjuhën shqipe dhe letërsi dhe matematikë si dhe zgjedhje. Për të u pranuar studentë të universitetit duhet të marrë dy provime shtesë të cilat ata i zgjedhin për veten e tyre nga një listë prej tetë subjekteve. Provimet e maturës mbahen në tre ditë të ndara zakonisht në periudhën qershor , korrik. Dy ditët e para janë për secilën nga lëndët e detyrueshme; ditën e tretë është për dy provime shtesë. Themelore për pranimet universitare pse një sistem më kompleks i quajtur MEP (Merite-Preference) është përdorur. Matura Shtetërore zëvendësoi një sistem të pranimit të kryer individualisht nga çdo fakultet, universitet e cila shihej si abuzive. Diplomimi shtetit është një sistem i lidhur me provimet përfundimtare që të rriturit e rinj (të moshës 17, 18 apo 19 në fund të arsimit të mesëm në Shqipëri. Ajo u krijua nga Ministria shqiptare e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2006, si një projekt që do të shmangte korrupsioni, mungesën e kontrollit dhe favorizimet që kishte karakterizuar paraprakisht provimet në sistemin e maturës. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, i cili përbëhej nga tre dypjesësh (provimeve me shkrim dhe me gojë Letërsi, Matematikë shkrim dhe me gojë, me shkrim dhe me gojë dhe Fizikë), Diplomimi i Shtetit përbëhet nga dy provimet e detyrueshme (matematika e shkruara dhe literaturën e shkruar) dhe dy provime të tjera. Këto dy të fundit provime janë zgjedhur nga studenti nga një përzgjedhje të subjekteve (Kimi, Biologji, Fizikë, Anglisht, Histori-Gjeografia dhe Sociologji-Ekonomi-Filozofi).Megjithatë, ky sistem është kritikuar shumë për nivelin e lartë të vështirësisë, dhe subjektivitetit dhe kategorizimit të rreptë, duke rezultuar në mesataret me rezultatin ulëta. Shqetësimet kanë qenë gjithashtu të ngritur rreth diplomimit të Shtetit për masat e sigurisë rigoroze. Për shembull, mësuesit që krijojnë testin janë të izoluar për një javë të tërë, pa ndonjë mjet të komunikimit me botën e jashtme. Fletët e provimit dhe fletët përgjigje janë gjithmonë të shoqëruara nga policia. Ata janë shpërndarë në zarfe gjatë orëve ndryshme të natës, sipas distancës së shkollës nga Ministria. Të gjitha zarfet janë menduar të hapet pikërisht në të njëjtën kohë, 10 jam i të gjitha provimet janë të dyfishtë kontrolluar për të shmangur çdo gabimet e mundshme. Megjithatë, mësuesit janë të zgjedhur rastësisht, dhe shumica e mësuesve jashtë kryeqytetit nuk kanë nivelin e duhur akademik.