FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibashi: Detyra jonë është vetëm organizimi i procesit të 9 nëntorit

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore.

“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.

KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra e KQZ-së është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e ka fare te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e Presidentit apo të Këshillit të Ministrave. KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?