KQZ nuk regjistroi Belerin, OMONIA: Represion i Ramës, jo ligjore
OMONIA ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar si kandidat të pavarur për Bashkinë e Himarës Fredi Belerin për shkak të ndalimeve të tij dhe dënimeve në të kaluarën.
Në një deklaratë për mediat, OMONIA shprehet se ky është represion i ri i Ramës dhe mospranim joligjor i kandidaturës Belerit në Himarë. Për refuzimin nga KQZ të kandidaturës së Belerit pati edhe një reagim nga Ministria e Jashtme greke.
“Para pak orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë komunikoi se kandidatura e Dhionisis Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës nuk u pranua me argumente fluide qe levizin në kufijtë e ligjshmërisë.
Vendimi i Komisionit i referohet një penaliteti qe lidhet me mbrojtjen e kutisë së votimit, një ngjarje e cila është e pasqyruar edhe në Raportin e atëhershëm të OSBE. Fredi Beleri, i ndodhur përballë orgjisë se frikësimit të heleneve të Himarës dhe të manipulimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të vitit 2003, të vetmin akt qe kreu se bashku me bashkëqytetaret e vet ishte mbrojtja e votës së bashkëqytetarëve dhe e parimeve të demokracisë.
Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike
Tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama dhe të veglës së tij të bindur, të kryetarit aktual të Bashkisë Goro për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj. Vendimi i tij është edhe një hallkë tjetër e shtuar në zinxhirin e veprimeve të tij në shërbim të dy synimeve të lartpërmendura.
Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh”, deklaron OMONIA.