“Krahu ekstrem i islamit në Kosovë, pro ikjes së shqiptarëve në Siri”

Letër e dërguar në redaksi nga Rrezart Kalaja

Shpërngulja e popullatës shqiptare nga Kosova u bë një  skandal i mediave vendase, evropiane po edhe ndërkombëtare. Nga të gjitha mediat u ngrit zëri kundër këtij fenomeni te pa këndshëm. Shpërngulja ma morri përmasa shqetësuese në mbarë Kosovën nga një  varfëri, pa siguri dhe nga  faktorët e ndryshëm e devalvuar ne ketë  pamje rrëqethëse e përditshme. Shpërngulja e tille i përngjan  ikjes masive sikur në kohën e Turqisë , që u lidh marrëveshja Serbi -Turqi të zbrazen vendbanimet shqiptare. Edhe atëherë edhe tani sikur klerikëve islamik apo ma thjesht hoxhallarëve ju ka shkuar për shtati të zbrazet Kosova . Zëri i tyre u pa nëpër rrugët e Kosovës duke shantazhuar për ndërtimin e xhamive si këpurdhat pas shiut,ndërsa edhe një zë i vetëm që nga fillimi i shpërnguljes nuk u ndie nga këto forca antishqiptare dhe antikosovare!!! .

Hoxhallarët e Kosovës mendojnë qe të rinjtë tanë të jenë krah pune në vendet e Evropës  ose të vrarë në luftërat për "allahun aziatik".

Hoxhallarër radikalë siç duket janë të lidhur me këto kanale antishqiptare duke e zbrazur Kosovën apo duke i dërguar të rinjtë tanë në lustrat për shtetet tjera ti lënë eshtrat siç është rasti i Sirisë, apo edhe të zhduken ne shtetet e Evropës.Këta po e nxisin shpërnguljen nga që si rezultat del se hoxhallarët edhe klerikët islamik janë argat të Serbisë me zbrazë Kosovës sa ma shumë me të rinj dhe të mbetet Kosova në pleq . Këtu vetvetiu lind dyshimi se hoxhallarët e Kosovës janë fund e krye të lidhur me qarqet e Beogradit ,përmes Rusisë dhe disa shteteve evropiane që te rinjtë tanë të jenë së shpejt krah pune në këto vende e Evropës  ose të vrare në luftërat për "allahun aziatik". 

SHKARKO APP